• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

8 argumente që e bëjnë nul arrestimin e Haradinajt

by A R
07/01/2017 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Margarita Kola* 

 Arrestimi i Ramush Haradinaj sipas të Drejtës Ndërkombëtare do të ishte nul ose jo i ligjshëm sipas këndvështrimit të mëposhtëm

1.Së pari entiteti shtetëror që ka lëshuar urdhërin e arrestit për Z. Haradinaj në vitin 1999 nuk ekziston më në momentin që në emrin e tij dhe për llogari të tij kryhet arresti. Entiteti shtetëror që ka lëshuar fletë-arrestin për Ramush Haradinaj ka qenë ish-Republika Jugosllave (serbo-malezeze). Me shkëputjen e Malit të Zi dhe marrjen e pavarësisë , ky entitet shtetëror nuk ekziston më dhe si rezultat edhe fleta e arrestit të lëshuar prej tij duhet të bëhet nul ose e pavlefshme dhe si rezultat nuk duhet të prodhojë asnjë pasojë juridike.

2.Së dyti, sipas hierarkisë së gjykimit Autoriteti më i lartë për krime lufte në nivel ndërkombëtar për të gjykuar është Gjykata e Hagës, nga ku Haradinaj ka marrë pafajsinë, pra e thënë kështu Vendimi i kësaj gjykate për çështje që lidhen me krimet e Luftës , çështje për të cilat është lëshuar urdhër- arresti për Ramush Haradinaj, prevalon mbi Vendimin e çdo Gjykate Vendore, qoftë kjo edhe e Serbisë.

3.Franca e ka pranuar me aderim autoritetin e Gjykatës së Hagës dhe për këtë arsye duhet dhe është e detyruar të njohë dhe zbatojë Vendimet e kësaj Gjykate. Sipas kësaj Gjykate, Ramush Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm dhe Franca duhet ta njohë të pafajshëm Z.Haradinaj dhe të njoh të pavlefshëm çdo urdhër tjetër arresti të lëshuar në lidhje me çështje për të cilat Z. Haradinaj është shpallur i pafajshëm.

4.Flet-arresti për Ramush Haradinaj është lëshuar kur ai ishte shtetas serbo-malazez. Pas pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi ky dokument është nul sepse Ramush Haradinaj nuk mund të jetë më as shtetas malazez , as serb, por shtetas shqiptar i Kosovës. Pra arrestimi nuk mund të bëhet as nën emrin e këtij shtetasi, i cili nuk është më i tillë.

5.Franca ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe si rezultat Dokumenti i vetëm që duhet të respektojë për identifikimin e shtetaseve të Kosovës është pasaporta e lëshuar nga Republika e Kosovës.

6.Z. Haradinaj ka një pasaportë të nivelit dipllomatik të lëshuar nga autoritetet e Kosovës. Sipas regjimit të pasaportave diplomatike, të cilat i japin personit i cili e mban edhe statusin e autoritetit diplomatik arrestimi ose ndalimi i tij i nënshtrohet rregullave ndërkombëtare të veçanta dhe nuk kryhet thjesht me një ndalim të zakonshëm, por paraprakisht njoftohen autoritetet diplomatike përkatëse/ respektive përpara se të kryhet ndalimi.

7.Z.Ramush Haradinaj që prej daljes se fletë-arrestit nga Ish-Republika Serbo- Malazeze ka qenë në Francë edhe herë të tjera dhe nuk është ndaluar nga autoritetet franceze. Sikur mos të ndalemi tek të gjitha rastet por vetëm në herën e fundit të qëndrimit në Francë të z. Haradinaj e cila ka qenë padyshim pas shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Hagës dhe në mos ndalimin e tij nga autoritetet franceze atëherë në terma juridik, kjo ka qenë pranim i heshtur i vendimit të pafajësisë i dhënë nga Gjykata e Hagës. Përse në këtë ndalim?

Franca shfaqet me një standard tjetër dhe jo në përputhje me Vendimin e Gjykatës së Hagës?!

8.Franca është në kushtet e moszbatimit të vendimit të një gjykate( ka vepruar në kundërshtim me vendimin e një gjykate) dhe një prej mekanizmave ndëshkues sipas të Drejtës Ndërkombëtare është ai sipas Parimit Blaming and Shaming ( Fajësim dhe Turpërim). Pra e thënë kështu; Instituciomet Ndërkombëtare ku Franca është pjesë duhet të ushtrojnë presion mbi Francën për të kërkuar arsyet e këtij arrestimi jo të ligjshëm.

Për të gjitha këto arsye arrestimi i z.Ramush Haradinaj është nul, jo i ligjshëm dhe në shkelje të standardeve ndërkombëtare. Franca nuk e shlyen shkeljen vetëm me lirimin e z.Ramush Haradinaj, por duhet t’i kërkojë falje Shtetit të Kosovës, Shqipërisë si edhe Institucioneve Ndërkombëtare.

*Eksperte e të Drejtës Ndërkombëtare

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Krujë/ Shpërthen bombola e shkumës në lavazh, ndërron jetë 44-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

Ylli i tenisit rezulton pozitiv në doping, përjashtohet nga garat e ATP! Iu gjet kokainë në gjak

August 19, 2026
Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com