• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

79-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj nderon 10 veteranë të LANÇ: Koha për te reflektuar dhe vlerësuar ata që sakrifikuan jetën

by Java News
17/11/2023 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën e Çlirimit të Tiranës, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj nderoi veteranët e luftës për kontributin e tyre në mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e zhvilluar për 79-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Veliaj u shprehu mirënjohjen e veçantë atyre.

“Çlirimtarët e luftës, ata që i dhanë Tiranës, kryeqytetit tonë, lirinë, të paasistuar nga forcat ruse, që ndihmuan shumë kryeqytete të tjera, meritojnë sot të gjithë respektin, të gjithë përuljen dhe mirënjohjen tonë. Më vjen mirë që ajo Tiranë për të cilën luftuan shumë të rinj atëherë, sot është Kryeqyteti Europian i Rinisë apo i Sportit. Ndaj për të gjithë ata të rinj të asaj kohe, që sot janë 90 e kusur vjeç dhe do të nderohen, më vjen mirë që kemi këtë organizim, për të reflektuar pak dhe për të dedikuar respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që na bënë sot krenarë dhe u rreshtuan në anën e duhur të historisë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë kishte edhe një thirrje për t’u bashkuar në emër të kësaj dite dhe sakrificës së të rënëve për liri.

“Sot është gjithashtu një moment për të reflektuar. Ne duhet të kuptojmë pse kombi ynë akoma vazhdon i përçarë? Pse duhet të bëjmë homazhe veç e veç? Pse nuk mblidhemi dot të respektojmë dhe të nderojmë ata njerëz? Pse disa nga ne hyjnë nga dera dhe disa të tjerë nga kangjellat dhe dritarja? Çfarë ka ndodhur? Çfarë është ky mallkim që nuk na ndahet? Si ka mundësi pas 79 vitesh ne vazhdojmë akoma të përçarë. Ne duhet ta fitojmë përditë betejën për një Tiranë europiane dhe të jetojmë përditë për të justifikuar atë sakrificë,” u shpreh mes të tjerash Veliaj.

Në këtë ditë të veçantë, kryebashkiaku Veliaj nderoi “për kontributin e pashembullt në luftën për liri, mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit nazifashistë dhe transmetimin te brezat e rinj, të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë Luftës Nacional – Çlirimtare” 10 veteranë të LANÇ. Po ashtu, së bashku edhe me personalitete të tjera të politikës dhe familjarë të dëshmorëve, Veliaj kreu homazhe te Ushtari i Panjohur në nderim të heronjve që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës./m.j

Next Post
VIDEO/ Kombëtarja luan me fanellat e zeza si në Armeni, pamje nga dhomat e zhveshjes së kuqezinjve

VIDEO/ Kombëtarja luan me fanellat e zeza si në Armeni, pamje nga dhomat e zhveshjes së kuqezinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

Gjirokastër/ Merr flakë biznesi pranë Liqenit të Viroit

August 19, 2026
Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

Alarm në Europë! Financial Times: Irani po shqyrton goditjen e bazave amerikane në Bullgari e Qipro

August 19, 2026
FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

FOTO/ Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

August 19, 2026
Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

Melania e pakënaqur nga afërsia e Trump me Natalie Harp? Shpërthejnë spekulimet për marrëdhënien e presidentit me ndihmësen 35-vjeçare

August 19, 2026
I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

I shpallur në kërkim nga Kosova për drogë, 32-vjeçari kapet me identitet të rremë në Rinas

August 19, 2026
Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 19, 2026
Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

Tirana, një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë për vitin 2026

August 19, 2026
“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

“25 vatra zjarri, 4 mbeten aktive”, MM: Të angazhuar 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor

August 19, 2026
Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

Irani mohon sulmin me raketa ndaj Emirateve: Teherani nuk ka lidhje me kërcënimin

August 19, 2026
Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com