• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

79 vjet nga masakra, një segment rruge emërtohet “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Veliaj: I rikthejmë dinjitetin rrugëve të Tiranës

by
04/02/2023 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot mbushen 79 vjet nga masakra e “4 Shkurtit” në Tiranë. Në përkujtim e nderim të viktimave të kësaj masakre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrë kryetarë të organizatave Kombëtare të Veteranëve dhe familjarë të dëshmorëve të “4 Shkurtit”, për emërtimin e segmentit të rrugës nga Banka e Shqipërisë deri te lumi i Lanës, me emrin “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar për punën që po bëhet nga Bashkia e Tiranës për emërtimin me dinjitet të rrugëve të kryeqytetit.

“Jam shumë krenar për Këshillin Bashkiak që vendosëm të rikthejmë dinjitetin në vend, të zhbëjmë një padrejtësi me emërtesat në Tiranë. E kuptoj se sisteme të ndryshme, regjime të ndryshme, qeveri të ndryshme, politika të ndryshme, parti të ndryshme, kanë opinionet e tyre. Por, mendoj se disa gjëra, tashmë janë të rrënjosura në historinë tonë, si roli i Skënderbeut, roli i Rilindasve, roli i Lëvizjes Anti-Fashiste, dhe është fakt se Tirana është çliruar me forcat e veta. Është fakt se Tirana pati 86 viktima, të cilët njihen si ‘Dëshmorët e 4 Shkurtit’. Është fakt se rruga ka qenë gjithmonë aty, ndaj rikthimi i emërtimit për segmentin nga Banka e Shqipërisë deri te Lumi i Lanës, si rrugë paralele me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rikthen këtë padrejtësi të bërë ndaj familjeve, ndaj dëshmorëve, dhe atyre që besojnë te kauza e anti-fashizmit”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se këto data të rëndësishme duhet t’i bëjnë bashkë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë ata.

“Sot është një moment gëzimi sepse një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës rikujton lëvizjen anti-fashiste. Por, ne duhet të ruajmë vigjilencën. Kur vjen ‘cirku në fshat’, dalin të gjithë kllounët ta përshëndesin, dhe ku afrohet fushata, del çdo lloj mitomani dhe sharlatani me propozime nga më të ndryshmet. Njëri shan të ardhurit, duke harruar se 90% e këtij qyteti – sidomos në 103 vitet e fundit, pasi Tirana u caktua Kryeqytet – janë të ardhur, sepse nga 10 mijë vetë, sot jemi një qytet me 1 milion e 10 mijë vetë. Në 100 vjet jemi rritur 100 herë. Kam dëgjuar edhe çudira të tipit ‘të heqim emrin e Asim Vokshit dhe Avni Rustemit nga rrugët e Tiranës’, si një lojë elektorale. Por, kjo është një lojë e rrezikshme. Ndaj, ftesa për këta shokë është: në Tiranë ka plot gjëra që mund të bëhen më mirë, unë jam vetë kritik, por është mirë ta mbajmë debatin këtu, nuk duhet të merremi me tabela rrugësh dhe me ndryshimin e historisë, sidomos kur propozime të tilla vijnë nga të rinj që duhet të përfaqësojnë frymën perëndimore dhe të respektojnë luftën. Le t’i lëmë këto biseda, janë pa bereqet, t’i rikthehemi krenarisë si një vendi të çliruar me forcat e veta dhe të kuptojmë se kur ne shqiptarët jemi bashkë, bëjmë gjëra shumë të mrekullueshme.”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kur bëhemi bashkë, si në luftë, pas tërmetit apo gjatë pandemisë, kemi treguar më të mirën tonë. “Nëse nuk kujtojmë më të mirën, nuk lëvdojmë më të mirën, nuk inkurajojmë më të mirën, do bëjmë gabimet që kemi bërë në të kaluarën”, shtoi Veliaj.

Gjergj Velo, kryetar i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, tha: “Rikthyet në vend një çështje që ishte, jo vetëm gabim, por edhe një shtrembërim dhe një vlerësim jo në kohën e duhur dhe jo në lartësinë e duhur. Ju e korrigjuat. Ju lumtë!”

/e.d

Next Post
Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Në pranga 4 persona, sekuestrohet 6 kg drogë, 83.555 euro dhe…

Shkatërrohet grupi kriminal në Tiranë/ Në pranga 4 persona, sekuestrohet 6 kg drogë, 83.555 euro dhe...

Comments 1

  1. Rudin Hajdari says:
    4 years ago

    Ka pas qenë dikur në vakt të ………. një rrugë që quhej “4 Deshmoret”, bile ka patur edhe një shkollë 8-vjeçare që quhej “4 Deshmoret”,
    I pat hequr Sali Berisha që i hyfshin në bythë ata dy gishta.
    Nga gomarlleku i tijë, për tu dukur patriot i madh, dy rrugëve të ndryshme, këtu në Tiranë, u vuri emrin “Ibrahim Rrugova”.
    Idiot e hajvan komplet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com