A po martohet Bebe Rexha?!

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Bebe Rexha i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram pasi publikoi një video ku shfaqej me vello dhe fustanin e bardhë të nusërisë. “Dita më e bukur e jetës time! M’u desh ta mbaja super private. Më shumë foto dhe video së shpejti. Ju dua të gjithëve!”- shkruante këngëtarja në videon që ngriti dyshime të mëdha.

Teksa rrjeti po ziente nga ky lajm, Bebe vazhdoi ta shtonte edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve, duke treguar në Instastory momente nga dasma e fshehtë, e cila mesa duket është mbajtur më datën 12 të këtij muaji.

Në njërin prej postimeve, ajo publikon mashkullin bukurosh që i ka vjedhur zemrën, mirëpo nuk na e ka treguar emrin e tij.

“Ai do të më vrasë, por më fal zemër, m’u desh ta bëja.”-shkruan këngëtarja në foton e publikuar krah një djali të veshur si dhëndërr. Ende nuk e dimë nëse kjo skenë është e gjitha pjesë e një videoklipi, apo Bebe është kurorëzuar me të vërtetë me martesë. (Lexo.al)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com