• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

75-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, ambasadorja e Kinës: Nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimet mes popujve

by S T
26/09/2024 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë zhvilloi të martën në mbrëmje pritjen zyrtare me rastin e festimit të 75-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Ambasadorja e Kinës, Pang Chunxue, në fjalën e saj theksoi se gjatë 75 viteve të fundit, Kina ka bërë arritje të jashtëzakonshme ekonomike.

“Kina është zhvilluar nga një vend i varfër dhe i prapambetur në ekonominë e dytë më të madhe në botë, si dhe në vendin numër 1 në botë për sa i përket tregtisë së mallrave dhe prodhimit. Kina ka qenë kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike botërore për shumë vite me radhë. Në gjysmën e parë të vitit 2024, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme, me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rritur me 5%”,- tha ajo.

Ambasadorja Pang u ndal edhe te reformat dhe zhvillimi i mëtejshëm i Kinës:

“Kemi çdo arsye të besojmë se Kina, me zhvillim cilësor dhe hapje të nivelit të lartë, do të sjellë më shumë mundësi për vendet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë”.

Kryediplomatja kineze në Shqipëri i cilësoi marrëdhëniet dypalëshe si një kapitull miqësie dhe nënvizoi se në vitet 1960 dhe 1970, Kina dërgoi më shumë se 6000 ekspertë dhe asistoi në më shumë se 140 projekte në Shqipëri, duke ofruar mbështetje të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Disa nga projektet janë ende në funksion edhe sot.

Ajo vlerësoi se vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të shpejtë zhvillimi.

“Duke qëndruar në kryqëzimin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ambasada e Kinës në Shqipëri është e gatshme të punojë me të gjitha qarqet e Shqipërisë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet, për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave në qeverisjen e shtetit dhe për të forcuar bashkëpunimin pragmatik në kuadrin e nismës “Një brez, një rrugë” dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ne do të inkurajojmë më shumë kompani kineze të investojnë dhe të operojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojmë shkëmbimet mes popujve të dy vendeve dhe shkëmbimet kulturore, në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë në epokën e re”, – tha ajo.

Të pranishëm në pritjen zyrtare ishin zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, përfaqësues të medias dhe të komunitetit kinez në Shqipëri.

Pritja u mbyll me interpretime të artistëve kinezë, pjesë e veprimtarive të Javës Kulturore Kineze si dhe dokumentari i regjisores dhe producentes shqiptare Jona Hasija, “Kina, gjërat që ndoshta ju nuk i dini”.

Next Post
70% ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore/ Punonjësit e administratës trajtohen për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike

70% ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore/ Punonjësit e administratës trajtohen për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin bregdetar për pushime

July 18, 2026
Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

Kush paguan 100 mijë dollarë, do të mësojë i pari se çfarë poston Trump

July 18, 2026
Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një i arrestuar

July 18, 2026
SHBA forcon flotën e avionëve furnizues me karburant në Izrael, rritet prania ushtarake në Lindjen e Mesme

SHBA forcon flotën e avionëve furnizues me karburant në Izrael, rritet prania ushtarake në Lindjen e Mesme

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

July 18, 2026
Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

July 18, 2026
Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Serwer këshillon Vuçiçin: Trego qëndrimin, shkarko ministren

Deklarata për “spastrimin etnik” të Kosovës, Serwer këshillon Vuçiçin: Trego qëndrimin, shkarko ministren

July 18, 2026
Kritikohet projektligji për imunitetin e Guvernatorit të BSH, ekspertët: Po krijohet një kështjellë mbi drejtësinë

Kritikohet projektligji për imunitetin e Guvernatorit të BSH, ekspertët: Po krijohet një kështjellë mbi drejtësinë

July 18, 2026
Sulmet iraniane godasin Kuvajtin, shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Sulmet iraniane godasin Kuvajtin, shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In