• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

75 vende bëjnë thirrje për solidaritet global për barazinë e vaksinave

by A R
04/10/2021 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 75 vende, përfshirë Kinën, bënë thirrje për solidaritet global për barazinë e vaksinave në Debatin e Përgjithshëm të Komitetit të Tretë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.Pandemia nuk njeh kufij. Zgjidhja e vetme qëndron në solidaritetin global, unitetin dhe bashkëpunimin shumëpalësh, thanë këto vende në një deklaratë të përbashkët.”Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve dhe palëve të interesuara të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për të kontrolluar, zbutur e kapërcyer pandeminë dhe pasojat e saj, për të siguruar mbrojtje për më të prekurit, përfshirë gratë, fëmijët, të rinjtë, të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe të marrin masa për të kundërshtuar dezinformacionin,stigmatizimin, racizmin dhe ksenofobinë,” thuhet në deklaratën e mbajtur nga Zhang Jun, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara.

Deklarata e përbashkët pranon nevojën për të filluar trajtimin e vaksinës së COVID-19 si një produkt publik global për shëndetin. Në dokument vlerësohen kontributet e dhëna nga vendet dhe platformat përkatëse, si Përshpejtuesi i Qasjes në Mjetet për COVID-19 (ACT) dhe njësia e tij e vaksinave, programi COVAX, për promovimin e zotërueshmërisë dhe përballueshmërisë së vaksinave nëpërmjet kanaleve dypalëshe dhe shumëpalëshe.Sidoqoftë, barazia e vaksinave është ende larg arritjes. Përparimi në përhapjen e vaksinave ka qenë shumë i pabarabartë dhe i padrejtë. Shumë vende, në veçanti ato në zhvillim, ende kanë vështirësi në zotërimin dhe përballimin financiar të vaksinave, thuhet në deklaratë.”Ne jemi gjithashtu të shqetësuar nga prirja shqetësuese e nacionalizmit të vaksinave dhe grumbullimi i dozave të vaksinave përtej nevojës.

Në këtë drejtim, ne mirëpresim thirrjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’i dhënë përparësi vaksinimit të njerëzve më të rrezikuar në të gjithë botën, të cilët ende nuk kanë bërë as dozën e parë.”
Deklarata mirëpret përpjekjet e shoqërisë civile, sektorit privat, qarqeve akademike dhe të gjithë aktorëve të tjerë në kërkimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, dhe u bën thirrje të gjitha shteteve dhe të gjitha palëve të interesuara të forcojnë solidaritetin global, të promovojnë bashkërisht shpërndarjen e drejtë, të përballueshme, të barabartë, në kohë e universale të vaksinave dhe të forcojnë prodhimin vendor të tyre në tërë botën.

Next Post
FOTO/ Me maskë COVID-i dhe pa shqërues, presidenti i Austrisë udhëton me urban si një qytetar i thjeshtë

FOTO/ Me maskë COVID-i dhe pa shqërues, presidenti i Austrisë udhëton me urban si një qytetar i thjeshtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In