• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“75% për rindërtimin, ndërsa pjesa tjetër shkon për…”, ekspertja tregon si do të përdoren 1.15 miliardë eurot

by A R
18/02/2020 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e Donatorëve kapërceu çdo pritshmëri të qeverisë, por edhe të ekspertëve. Paraprakisht është deklaruar se vlera e mbledhur nga vendet pjesëmarrëse në konferencë është 1.15 miliardë euro. Impakti që do të ketë kjo shumë në ekonomi pritet të jetë e konsiderueshme, pasi pritet që të ketë më shumë të ardhura dhe më tepër konsum. Për drejtoreshën e Bashkimit Tregtar Mira Pogaçi këto fonde do të sjellin një përmirësim ekonomik.

“75% e fondeve do të shkojnë për rindërtim, ndërkohë pjesa tjetër shkon në sektorë të tjerë të ekonomisë. Pra, ne presim të kemi shtim të materialeve, shtim të të ardhurave nga dogana, rritje punësimi, rritje të kontributeve, pra një rritje shumë e ndjeshme. Niveli i borxhit është shumë i lartë dhe shumë projekte janë bërë kurban, për shkak të borxhit. Por tani duke ardhur fonde dhe projekte të reja ne mendojmë që do të ketë një lulëzim brenda mundësive nga pikëpamja ekonomike”, tha Pogaçi.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve është dhënë në formën e kredisë dhe në formën e projekteve. Por për Pogaçin, tani është koha për të përfundohen projektet e rindërtimit dhe të aplikojmë për fondet e vëna në dispozicion nga shtete të ndryshme.

“Duhet të aplikojë vendi ynë, duhet të japë projekte fizibël, të ketë ide të qëndrueshme që t’i shërbejnë qëllimit të kësaj konference, që ne t’i përfitojmë këto kredi. Por ende nuk e dimë sa do të jetë barra e vërtetë për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Pogaçi.

Paraprakisht ende nuk ka një shifër zyrtare se sa do të jetë norma e interesit që do të aplikohet për shumat e dhëna në formën e kredisë, por mendohet që fjala është për kredi të buta, nën 3%. Ndërkohë, për përfitimin e projekteve, shteti duhet të realizojë projektin brenda parametrave të përcaktuara nga shtetet përkatëse dhe nëse ai është i bindshëm, shteti mund ta përthithë vlerën monetare.

/a.r

Next Post
U futej njerëzve në shtëpi dhe…/ Kapet hajduti i tmerrshëm, 37-vjeçari ishte kthyer në makthin e qytetarëve

U futej njerëzve në shtëpi dhe…/ Kapet hajduti i tmerrshëm, 37-vjeçari ishte kthyer në makthin e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com