• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

75% e stafit të UT, të vaksinuar / Rektori: Ende s’ka një datë se kur do nisë viti akademik

by A R
15/09/2021 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

75% e stafit akademik të universitetit të Tiranës eshte vaksinuar. Rektori i universitetit Artan Hoxha, pavarësisht se është kundër vaksinimit të detyruar, ai i bëri thirrje studentëve të vaksinohen pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të kthehen në auditor. Prej 15 Shtatorit në universitete janë ngritur qendra të vaksinimit.

Sipas rektorit të universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, mbi 75% e stafit akademik të këtij universiteti është imunizuar ndaj covid 19. Dy fakultetet me ecurinë më të mirë të vaksinimit janë Filologjiku, me mbi 95% të stafit të vaksinuar dhe Shkencat e Natyrës me 85%, ndërkohë që fakulteti i Drejtësisë ka numrin më të ulët të pedagogëve të imunizuar.

“Ne jemi rreth 1200, nga këta 900 e ca janë vaksinuar. Shumica 760 me të dyja dozat, kurse 160 janë me një dozë të parë dhe janë në proces”, është shprehur Artan Hoxha.

Sipas rektorit ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisi viti i ri akademik 2021-2022. Dëshira e tyre është që të bëjnë mësim fizik në auditor ndaj u ka bërë apel studentëve që të vaksinohen, edhe pse u shpreh kundër vaksinimit të detyruar.  Në universitin e Tiranës janë  22 mijë student, por ende nuk ka një të dhënë se sa për qind e tyre janë vaksinuar.

“Unë mendoj që vaksinimi nuk ka pse të jetë i detyrueshëm, vaksinimi të jetë një vlerësim i gjithsecilit, por ajo që duhet të dimë është që interesi publik në disa raste mund të cenoja dhe të drejtat e individit. Ne jemi përpara fillimit të vitit të ri akademik i cili akoma nuk është përcaktuar se si do zhvillohet, kështu që ne duhet të përgatitemi që këtë vit ta fillojmë në auditor. Që të jemi në auditor, ne duhet të jemi të mbrojtur”, është shprehur rektori i UT Artan Hoxha.

Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore për ndarjen nga jeta të dy pedagogeve të Fakultetit të Ekonomisë dhe studentes ekselente Euxhena Jorgji nga Covid-19. Në kujtimit të tyre në oborrin e fakultetit të ekonomisë u mbollën tri pemë ulliri.

Në total në universitetin e Tiranës kanë humbur jetën nga covid 19, 6 persona, prej tyre 4 janë pedagogë, një personel ndihmë akademik dhe një studente.

/a.r

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 612 të vaksinuar, 683 raste të reja dhe 17 viktima nga Covid

Shtohen infektimet dhe vdekjet nga Covid në Shqipëri, 992 raste të reja dhe 4 humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“10 cm larg Hekuran Dedës…”/ Gazetari i plagosur më 21 janar: Plumbat erdhën drejtpërdrejt nga Llupo, flaka u dirigjua drejt nesh

“21 janari”/ Mahmutaj: Berisha dhe Meta, të përgatitur për vrasjet. SPAK t’i hetojë si organizatë kriminale

December 19, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

SPAK kërkon heqjen e imunitetit, sot mblidhet Këshilli i Mandateve për Ballukun

December 19, 2025
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, mjegulla prezente gjatë paradites dhe mbrëmjes

December 19, 2025
Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh në Itali me 557 mijë persona

December 19, 2025
BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

BE bie dakord për hua 90 miliardë euro për Kievin, por pa përdorur asetet e ngrira ruse

December 19, 2025
Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In