Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me 73-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Osmani thekson se populli kosovar ka jetuar një periudhë të mohimit të të drejtave të njeriut dhe ndaj tashmë janë të vendosur t’i mbështesin dhe t’i respektojnë ato.
“Në këtë ditë të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Si një popull që kemi jetuar një periudhë të mohimit edhe të të drejtave më elementare të njeriut, ne jemi të vendosur të sigurojmë që t’i mbështesim dhe respektojmë ato në mënyrë universal”, ka shkruar Osmani.