• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

71-shi dhe Berisha…

by Eduard Zaloshnja
19/06/2017 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Para disa ditësh, Gramoz Ruçi tha nga Fieri se, në asnjë rrethanë, Partia Socialiste nuk do të bëjë aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim pas 25 qershorit.  Lidhur me deklaratën e Metës se nuk do ta dekretojë kryeministrin, nëse ka parregullsi në zgjedhje, Ruçi tha që, në rast se Ilir Meta shkel Kushtetutën, do të jetë Presidenti i parë që do të shkarkohet.

Të marra së bashku, këto deklarata të Ruçit, nënkuptojnë se do të ketë një koalicion të madh PS-PD pas zgjedhjeve, sepse Presidenti i Republikës së Shqipërisë mund të shkarkohet nga Kuvendi vetëm me mbi 93 vota të deputetëve.

Por, a do të kemi një koalicion të madh, në qoftë se PS-ja siguron e vetme 71 mandate në 25 qershor? Dhe më tej, sa janë gjasat që PS-ja të marrë 71 mandate në 25 qershor?.

Nga një sondazh elektronik që zhvillova gjatë fundjavës, më rezultonte që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar dje, PS-ja do të merrte, në rang vendi, 46% +/-2% të votave, duke qenë kështu në intervalin e 70 +/-2 mandateve. Siç e ilustron kurba e funksionit të densitetit të probabilitetit në figurën shoqëruese, probabiliteti më i madh ishte që numri i mandateve të PS-së (në qoftë se zgjedhjet do të ishin zhvilluar dje), të rezultonte 69, 70 ose 71. Ndërsa probabiliteti që numri i mandateve të ishte 68 ose 72 ishte shumë më i vogël.

Deri në 25 qershor mbetet të zhvillohet edhe një javë fushatë intensive (më intensivja ndoshta), dhe gjërat mund të ndryshojnë (mos të harrojmë se, sipas sondazhit të sipërcituar, 10% e zgjedhësve me banim në Shqipëri, janë ende të pavendosur nëse/për kë do të votojnë). Sidoqoftë, duket se gjasat që PS-ja të marrë 71 mandate e sipër, janë të barabarta me gjasat për 70 mandate e poshtë.

Mbetet të shihet nëse PS-ja do të bëjë një koalicion të madh me PD-në, në kushtet kur i siguron vetë të paktën 71 mandate. Por pavarësisht rezultatit, vetëm në skenarin e një koalicioni të madh, do të kishte kuptim kërcënimi i Ruçit për shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Në rast të kundërt, lloj-lloj skenarësh mund të shfaqen…

Në qoftë se PS-ja nuk i merr dot 71 mandatet dhe Meta deklaron se nuk do t’i njohë zgjedhjet (duke pretenduar për parregullsi në to), në skenë mund të rishfaqet Berisha – si një nëndetëse që del mbi ujë. I lavdëruar publikisht, pothuaj, përditë nga Meta dhe njerëzit rreth tij (qysh prej marrëveshjes Rama-Basha), Berisha nuk ka spikatur shumë në këtë fushatë. Sidoqoftë, në daljet e tij të rralla në publik, i ka fokusuar shigjetat ndaj Ramës, duke theksuar se një koalicion i madh qeverisës PS-PD është i pamundur.

Pavarësisht se Basha është kryetari zyrtar i PD-së, Berisha mund të bëjë thirrje për moskrijimin e një koalicioni të madh qeverisës, i cili do të kishte Ramën kryeministër dhe Bashën zëvendëskryeministër. Ai mund të bëhet partizan i një koalicioni të vogël, me Bashën kryeministër dhe Petrit Vasilin, Shpëtim Idrizin zëvendëskryeministra. Në kushte të tilla, deputetët e përzgjedhur prej Bashës, do ta kishin të vështirë kundërshtimin e idesë së patriarkut të PD-së, për krijimin e një koalicioni PD-LSI-PDIU, me kryeministër pikërisht Bashën.

Por, në një situatë të tillë, Rama nuk do të rrinte duarkryq. Në qoftë se atij i duhen vetëm një ose dy vota për të krijuar qeverinë dhe PD-ja (nënkupto Berishën), nuk e pranon koalicionin e madh, Rama mund t’i propozojë Shpëtim Idrizit të bëhet zv/kryeministër, në një qeveri të votuar nga PS-ja dhe PDIU-ja.

Sidoqoftë, ky skenar rezervë i Ramës, do të haste përsëri në rezistencën e Metës. Dhe Rama mund ta tejkalojë atë rezistencë vetëm në qoftë se OSBE/ODHIR i certifikon zgjedhjet si të rregullta, ndërkohë që kancelaritë e fuqishme perëndimore, ushtrojnë trysni të fortë ndaj Metës, për ta dekretuar qeverinë…

/afp.al

Next Post
Çuçi takim me emigrantët në Athinë: Përse jemi të zhgënjyer me qëndrimet e Metës

Çuçi takim me emigrantët në Athinë: Përse jemi të zhgënjyer me qëndrimet e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Takimi i Ramës me ministrat dhe krerët politikë të PS në qarqe, zbulohet çfarë u ka kërkuar kryeministri: ‘Pasqyra Albania’ të jetë ligj për të gjithë!

August 28, 2026
Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

August 28, 2026
VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

August 28, 2026
Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

August 28, 2026
“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

August 28, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

August 28, 2026
U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

August 28, 2026
Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

August 28, 2026

‘Agora PD’, Berisha kopjon Ramën dhe shqiptarët që votojnë gjithnjë PS

August 28, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com