Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tetovë. Babai 70 vjeçar ka gjetur të vdekur të varur në litar djalin e tij 41 vjeçar.
Sipas poicisë, 70 vjeçari B.M. nga fshati Raotincë e Tetovës dje rreth orës 16 e 20 minuta ka denoncuar se në hapësirën ndihmëse nga oborri i shtëpisë familjare në një degë druri ka gjetur të varur djalin e tij 41 vjeçar D.M,
Prokurori publik, ekipi nga policia e Tetovës dhe mjeku ligjor kanë kryer inspektim të plotë në vendin e e vetëvrasjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupit i pajetë i D.M. i është dorëzuar familjes së tij. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit, dhe shkakun e vdekjes së 41 vjeçarit./TetovaSot/