• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

70 viktima në 24 orë, shkon në 565 numri i të vdekurve nga koronovirusi në të gjithë botën

by Java News
06/02/2020 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numër rekord vdekjesh është regjistruar në 24 orët e fundit në provincën kineze të Hubei nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan. 70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.

Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjirlthshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.

Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.

Ndërkohë, në tragetin ‘Diamond Princess’ i bllokuar në karantinë në gjirin e Yokohama në Japoni, numri i personave të infektuar nga koronavirusi është rritur në 20, nga 10 që u konstatuan fillimisht. Autoritetet shëndetësore japoneze kanë testuar deri tani 273 nga afro 3,700 pasagjerë, përveç ekuipazhit. Japonia e vendosi anijen në karantinë dy ditë më parë pasi disa udhëtarë kishin shfaqur simptoma të sëmundjes.

Lajmi më shqetësues i ditës së djeshme në lidhje me përhapjen e virusit ishte ai i një fëmije të porsalindur i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në Wuhan. Sipas mjekëve të spitalit lokal pediatrik, fëmija e kishte marrë infeksionin nga nëna e cila ishte edhe ajo e infektuar në muajin e fundit të shtatzanisë.

Ndërkohë e gjithë bota është e angazhuar në betejën kundër përhapjes së virusit dhe jashtë Kinës, ku në fakt, infeksioni duket se është nën kontroll pothuajse kudo.

Ekzaminimi në aeroportet kryesore ndërkombëtare i kthyer tashmë në domosdoshmëri, është futur në regjim me kohë të plotë. Italia gjithashtu ka filluar të kontrollojë temperaturën e pasagjerëve në të gjitha fluturimet, jo vetëm ato ndërkontinentale. Kontrollet e skanerit termik të rezervuara më parë vetëm për pasagjerët që vinin nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, ka nisur të shtrihet në të gjitha fluturimet, përfshirë fluturimet nga Europa.

Shkencëtarët britanikë pretendojnë se i janë afruar shumë prodhimit të vaksinës kundër koronavirusit të ri, dhe thonë se diçka tashmë mund të testohet tek kafshët. Por për realizimin e saj mesa duket mungojnë fonde të konsiderueshme. Kjo duket të jetë arsyeja pse Organizata Botërore e Shëndetit kërkoi 675 milion dollarë për t’i ndihmuar vendet të përballen me përhapjen e pritshme të virusit të ri që është shfaqur në Kinë. Filozofia është e thjeshtë, siç shpjegoi edhe drejtori i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus: Më mirë të investoni sot sesa të paguani më vonë. Sipas tij, nga 675 milion që OBSH ka kërkuar, rreth 70% do duhet të përdoret për financimin e operacioneve të OBSH. Pjesa tjetër është posaçërisht për vendet që janë në rrezik dhe kanë nevojë për mbështetje.

Kina zyrtare dje ka njoftuar se ka identifikuar dy ilaçe të afta për të ndaluar koronavirusin, por lajmi është marrë me rezerva nga OBSH e cila ka reaguar duke thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe as terapi efektive për të zhdukur infeksionin.

Strategjia e kontrollit e miratuar nga Kina duket se ka dhënë efektet e para. Mbi 100 milion kinezë qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre në provincën e Hubei duke bërë që përhapja e infeksionit përtej rajonit Hubei të jetë e kufizuar, gjë e cila ka rritur shpresat se rreziku i pandemisë mund të shmanget.

Koronavirusi gjithashtu ka shkaktuar edhe pasoja politike.

Partia Komuniste Kineze ka pranuar se ka patur vonesa në përgjigjen e menjëhershme që duhej në momentet e para të shpërthimit të epidemisë dhe dje në përpjekje për të shuar edhe polemikat, sëpata e saj e rëndë ka rënë mbi kokat e rreth 400 zyrtarëve lokalë duke i shkarkuar ata nga postet me akuzën e keqmenaxhimit të epidemisë.

Next Post
Bie aksidentalisht nga lartësia e një pallati në Currila, humb jetën një person në Durrës

Përplasi për vdekje 36-vjeçarin afër mbikalimit të Shkozetit, pranga shoferit të kamionit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In