• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“70% e testamenteve janë në gjykatë”, avokatja tregon rrugën ligjore për dëshminë e pasurisë

by A R
08/10/2025 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Testamenti i një trashëgimie pasurie është një dokument ligjor që përcakton ndarjen e aseteve pasurore të një personi kundrejt trashëgimtarëve ligjorë apo personit që ai ka zgjedhur t’ia lërë. Njëkohësisht, rezulton që në Shqipëri të jetë një nga dokumentet më problematike sepse ndodh që çfarë shkruhet në letër, të mos zbatohet drejt në praktikë.

Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, avokatja Elta Milori shpjegon rrugën ligjore sesi mund të lihet një testament. Ajo thekson se një testament duhet të bëhet në dijeni të të gjithë bashkëpronarëve për të mos lënë të panjohura për të tjerët dhe për të shmangur mosmarrëveshjet pasi personi të ketë ndërruar jetë.

Aldo: Si bëhet sot një testament, nëse do ta bëjë një çift?

Elta Milori: Një çift një testament, për mendimin tim, më mirë ta bëjnë kur janë të aftë edhe mendërisht, edhe fizikisht në mënyrë që kur ta artikulojnë atë testamentin dhe ta vënë firmën, të mos lënë sherre mbrapa.

Aldo: Po si bëhet?

Elta Milori: Shkohet te noteri, e ka ligji që noteri konstaton aftësinë e tyre mendore dhe fizike.

Aldo: Po si e konstaton noteri?

Elta Milori: E konstaton, duhet raporti mjekësor. Duhet të paraqiten te noteri me raport mjekësor dhe këtu qëndron e keqja dhe pasi konstaton, e bën atë testamentin dhe e depozitojnë te noteri. Tani, problemi është që kjo gjë te noterët nuk funksionon sepse noterët i marrin edhe në shtëpi, bëjnë ca shkarravina, ke pleq që iu fillon skleroza, Alzhaimeri dhe thjesht bëjnë atë veprimin, e depozitojnë dhe kjo gjëja pastaj iu kushton trashëgimtarëve ligjorë me vite gjyqe sepse e kontestojnë dhe po ta them me bindje unë se kam punuar me vite në gjykata që nga 100% e testamenteve, 70% janë nëpër gjyqe të kontestuara.

Aldo: Pse kaq shumë?

Elta Milori: Sepse janë bërë të gjitha në kushte dhe rrethana që nuk është vërtetuar aftësia mendore dhe fizike e atij që ka lënë testamentin. Ka edhe rezervat ligjore pastaj.

Avokatja thotë se në ndarjen e pasurisë ka disa hallka që shërbejnë si barriera, por sigurisht kryesorja është kujdesi i çdokujt para një veprimi të tillë ligjor.

Elta Milori: Noteri duhet të jetë hallka e parë që të vërë barrierën, gjykata hallka e dytë dhe sigurisht që njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm përpara se të ndajnë gjërat.

Në një këshillë të fundit, avokatja zgjedh të tejkalojë profesionin e saj duke i dhënë rëndësi marrëdhënieve njerëzore që duhen respektuar para çdo pasurie tjetër fizike.

Elta Milori: Përpara dashurisë me njëri-tjetrin, mirëkuptimit, të mos vihet prona. Prona sot është, nesër s’është, prishet vëllazëria, dashuria, mirëkuptimi midis familjes, midis vëllait, nënës, motrës, babait, fëmijëve, është gjëja më e rëndësishme, pasuri që nuk shuhet kurrë. Trashëgimia ligjore që është e mirëkuptueshme, është një gjë që zgjidhet me ligj, por ka edhe mirëkuptim sepse kemi hasur që kur janë ndarë me ligj ia kanë dhuruar njëri-tjetrit për arsye të ndryshme.

Next Post
“Lista e Epstein nuk ekziston”, Pam Bondi shkel mbi fjalët e thëna muaj më parë

“Lista e Epstein nuk ekziston”, Pam Bondi shkel mbi fjalët e thëna muaj më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com