7 vite nga transformimi i Zogut të Zi, Veliaj: I dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale transformimin rrënjësor të një prej zonave më hyrëse të kryeqytetit – Rruga “Dritan Hoxha” dhe sheshi “Zogu i Zi”.

Veliaj theksoi se kjo pjesë e Tiranës kishte mbetur e neglizhuar prej vitesh, por falë një pune të jashtëzakonshme, sot është një ndër hyrjet më përfaqësuese të kryeqytetit.

“7 vjet më parë i dhamë Tiranës një hyrje dinjitoze me rikonstruksionin e rrugës “Dritan Hoxha”, me korsi të dedikuara autobusi dhe biçikletash, por sidomos i ndryshuam pamjen Zogut të Zi me vendosjen e instalacionit “Cosmic S”, vepër e realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha.

Pas një pune të jashtëzakonshme që zgjati disa muaj, veç kryeveprës artistike qyteti mori dhuratë edhe rehabilitimin e shatërvanëve dhe një hapësirë të gjelbëruar, duke transformuar një pjesë Tiranës që kishte mbetur pa vënë dorë prej vitesh”,shkruan Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com