Nga pagat e pedagogëve te siguria e godinës, shpërblimet e honorarët apo dietat dhe udhëtimet, shtatë universitetet publike më të mëdha në vend shpenzuan plot 32.2 milionë euro në vitin akademik 2022-2023.
Sipas Qëndresës Qytetare, pjesa më e madhe e këtij fondit rezulton të ketë shkuar për pagat e personelit akademik, por nuk kanë munguar edhe pagesa të majme për të siguruar godinat apo për shpërblime e pajisje zyrash.
“Ajo që mbetet shqetësim është niveli i lartë dhe i pajustifikuar i dhënies së shpërblimeve dhe honorarëve për personalin akademik. Gjithashtu universitetet shpenzojnë pafund para për sigurinë e godinave.”
Kolindo Vjerdha – Aktivist
Universiteti i Tiranës, ai i Mjekësisë, Politekniku, “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe “Fan Noli” në Korçë nxorën nga buxhetet e tyre gati 1 milionë euro për detergjente, organizmin ceremonish, udhëtime apo rinovim sallash.
“Për 65 vjetorin, Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar 21.150 euro, UMT për 70-vjetorin ka shpenzuar 41.000 euro dhe UT për ceremoninë e 65-vjetorit të tij ka shpenzuar 60 mijë euro.”
Kolindo Vjerdha – Aktivist
Në emër të çdo studenti të regjistruar në këto gjashtë universitete, vjet u shpenzuan mesatarisht 450 euro, nivel 2-fishmë i ulët se në vendet e Rajonit e Europës drejt së cilës Shqipëria synon të shkojë.
/f.s