• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 shenja që paralajmërojnë për probleme me zemrën, mos i injoroni

by Java News
27/03/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shenjat për atak në zemër, ose çdo problem tjetër me këtë organ, shpesh janë ‘tinëzare’ ose të pakuptueshme. Ato godasin atëherë kur nuk e pret, dhe këtu nuk përjashtohen as gratë e reja. Sipas të statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek femrat mbi 35 vjeç, me një raport 1 në 4 vdekje, shkruan “shëndeti”.

Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos nëse jeni të reja. Ja cilat janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për probleme në zemër:

Këmbë dhe gjunjë të ënjtura
Ënjtjet në këmbë mund të shfaqen për një sërë arsyesh, dhe këtu nuk përjashtohet as një problem me valvulën e zemrës.

Formimi i lëngjeve (ngjashëm me edemën) është një simptomë e zakonshme e një problemi në zemër, kur ajo nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak.

Para se të frikësoheni, duhet të dini që kjo lloj ënjtje, ndryshe nga fryrjet e zakonshme, fillon të përkeqësohet me kalimin e kohës ose të përhapet në trup.

Prandaj, nëse arrini në këtë pikë, e dini që duhet të konsultoheni me mjekun.

Dhimbje koke
Para se të pini një ilaç për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, duhet të dini që ato mund të jenë shenjë paralajmëruese e goditjes në tru ose mpiksjes së gjakut gjithashtu.

Vetëm dhimbja e kokës nuk është domosdoshmërisht tregues i problemeve me zemrën, por nëse e përjetoni atë së bashku me simptoma të tjera, si lodhje, marramendje, të fikët, ose fillon krejt papritur, mund të paralajmërojë për një problem më serioz.

Lodhje
Kjo mund të jetë shenja më e vështirë për t’u deshifruar sepse janë një milion arsye përse mund të ndiheni të lodhur – mungesa e gjumit, stresi etj.

Po këtu po flasim për një nivel jo normal të lodhjes.

Nëse ndieni një farë dobësie, që e keni ndier më parë vetëm kur keni qenë të sëmurë me grip, zemra mund ta ketë të vështirë në oksigjenimin e trupit.

Dhimbje në stomak
Shumë njerëz mendojnë se problemet me zemër ndihen direkt në gjoks, ose në krahun e majtë. Në fakt, ajo që shumë nuk e dinë është se, dhimbja mund të përhapet kudo në trup.

Kur ndieni dhimbje therëse në stomak, ekziston mundësia që të keni probleme me zemrën. Edhe pse dhimbja në stomak mund të jetë edhe shenjë e ndonjë gripi ose urthi, ekspertët rekomandojnë që mos ta neglizhoni, por të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar se nga çfarë vuani.

Dobësi, të fikët
Dobësia vjen si pasojë e rënies së tensionit të gjakut. Por, mund të jetë edhe shenjë e një problemi më serioz. Një çrregullim i valvulës që nuk lejon rrjedhjen si duhet të gjakut, rrahje të ngadalta ose shumë të shpejta të zemrës, ose një çarje e aortës, të gjitha këto mund të jenë shkaktarë të dobësisë dhe të rënies të fikët.

Marramendje
Ashtu si shumica e këtyre simptomave, edhe marrja e mendve me raste nuk është shkak për t’u shqetësuar. Kjo ndjesi mund të vijë si rezultat i dehidratimit, lodhjes, ngritja shpejtë etj. Por, nëse marramendja vazhdon, duhet të konsultoheni me një mjek. Nëse problemi është në zemër, mund të ndodh për shkak të bllokimit të një arterie.

Tension në pjesën e sipërme të shpinës
Ataku në zemër nuk ndihet gjithmonë në këtë organ. Shpesh pacientët thonë se ndiejnë sikur kanë një elefant sipër kraharorit. Ka raste kur e njëjta ndjesi është edhe në pjesën e sipërme të shpinës. Nëse ndjeni sikur dikush po ushtron forcë shumë të madhe në shpinën tuaj, kjo mund të jetë shenjë e atakut në zemër.

ma.me

Next Post
Atentati në Kinostudio/Identifikohen dy autorët, konflikti nisi para një muaji/EMRAT

Korçë, grabitet me armë një banesë, dy autorët dhunojnë familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

“Kush fiton më shumë, paguan më shumë!”- Balla për Buxhetin 2027: Ne jemi socialistë dhe kemi një parim që s’e negociojmë! Kundërshtarët…

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

November 10, 2026
E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

E plotë/ “Vendimtare janë dhe zhvillimet në Europë”- Rama: Shqipëria synon t’i mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2027! Ne do përfundojmë…

November 10, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Bashkë me Belerin ka humbur dhe SPAK-u dhe opozita

November 10, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

November 10, 2026
Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

Prezantuesja e njohur gjendet e vrarë në dhomën e gjumit, bashkëshorti arrestohet si i dyshuar! E motra vrapoi…

November 10, 2026
“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

“Opozita u fsheh pas të rinjve të radikalizuar”- Rama flet për protestat nga Forumi i Paqes në Paris: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë!

November 10, 2026
pellumb karameta

Pse Rama vlen të qeverisë?

November 10, 2026
“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In