• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 qarqe të Shqipërisë merren në bujqësi, për gratë e Kukësit dhe Dibrës, shkalla zyrtare më e lartë se për burrat

by S T
17/07/2024 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi tregun e punës në Shqipëri për vitin 2023 rezulton se qarqet me shkallë punësimi më të lartë janë Kukësi me 64.5% dhe Berati me 64%, ndërsa qarqet me shkallë punësimi më të ulët janë Lezha dhe Dibra me 45.8% dhe 51% respektivisht. Ajo që vihet re në Dibër është se shkalla e punësimit të femrave është më e lartë se ajo e meshkujve.

Nëse ndalemi të analizojmë të gjitha qarqet rezulton se Durrësi, Shkodra dhe Vlora kanë një shkallë punësimi të konsiderueshme me 61.9%, 59.4% dhe 58.3% respektivisht. Ndërkohë në Tiranë 54.1% e popullsisë është e punësuar, pjesa më e madhe e tyre janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve, raporton scan.

Qarku i Durrësit ka rreth 32.8 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë duke shënuar qarkun me numrin më të madh të punonjësve në këtë sektor, ndërkohë pjesa tjetër janë shpërndarë 48.5 % në sektorin e shërbimeve dhe 18.7 % në sektorin e bujqësisë. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në 7 nga 12 qarqet e Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e bujqësisë. Në Kukës, bujqësia përbën burimin kryesor të punësimit me 62.4%, ndërsa shërbimet dhe industria zënë vetëm 29.9 % dhe 7.7% përkatësisht . E njëjta situatë paraqitet edhe në Dibër, ku 65% e të punësuarve janë të përqendruar në bujqësi, ndërsa sektorët e shërbimeve dhe industrisë mbulojnë pjesën tjetër prej 35%.

Në Elbasan, nga ana tjetër, bujqësia është sektori dominues në punësim, duke përfshirë 52.1% të të punësuarve. Në Korçë, 50.6% e punonjësve janë të angazhuar në bujqësi, dhe vetëm 35.1% në shërbime. Në Gjirokastër situata paraqitet më e balancuar me 32.9% të të punësuarve në bujqësi, dhe pjesa tjetër e ndarë midis shërbimeve dhe industrisë. Shkodra ka 42.6% të të punësuarve që kontribuojnë në sektorin e bujqësisë, 38.9% në shërbime dhe 18% në industri. Ndërkohë, në Lezhë, zhvillimi i turizmit e ka orientuar punësimin kryesisht drejt sektorit të shërbimeve.

Pra, sipas analizës konstatojmë se qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës shquhen për dominimin e sektorëve të shërbimeve dhe industrisë, duke krijuar kështu një kontrast të qartë me pjesën tjetër të vendit ku punësimi në bujqësi është ai që zë një peshë të konsiderueshme me rreth 41.6%.

Next Post
Largohet nga City, Pep Guardiola drejt stolit të kombëtares? Ja çfarë paralajmërohet

Largohet nga City, Pep Guardiola drejt stolit të kombëtares? Ja çfarë paralajmërohet

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In