Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale është ndalur edhe një herë tek Paketa e Rezistencës Sociale duke thënë se qeveria nuk do të lë kurrë vetëm qytetarët.
Kreu i qeverisë shprehet se pasojat e luftës do të përballohen me solidaritet.
“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin” shkruan Rama.
Pika 1-/ 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, 673,542 përfitues.
Pika 2 -/ Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës 30 mijë lekë në muaj, për 3 muaj, 576 mijë përfitues.
Pika 3-/ 1.45 miliard lekë mbështetje për fermerët me naftë pa taksa
Pika 4-/ 500 milionë lekë, mbështetje për të gjithë qytetarët që përdorin linjat urbane, qytetës dhe ndërqytetës
Pika 5-/ Nga muaj prill: Zero takse për pagat deri në 40 mijë lekë, përgjysmim takse mbi pagat deri në 50 mijë lekë, Ulje e taksës mbi pagat nga 150-200 mijë lekë.
Pika 6-/ Paga minimale rriten në 32 mijë lekë.
Pika 7-/ 28 miliardë lekë financim i mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarët dhe biznesin e vogël.