• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga shalqiri

by Aalison Pearse Stevens
18/06/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarisht ka filluar sezoni i shalqirit. Prania e shalqirit në ngjarjet e verës, si ndejat me skarë, plazh apo piknik, ka qenë gjithmonë një gëzim. Ai ka një shije delikate, por të ëmbël dhe është një hidratues i këndshëm, pergatiti koha.net.

Shalqiri është një bimë lulëzuese dhe është me origjinë nga Afrika Jugore. Shalqiri është një pjesë aq e fuqishme e historisë afrikane sa që farat e tij janë gjetur madje edhe brenda varrit të Faraonit Tutankhamun.

Edhe pse është me origjinë nga Afrika jugore, shalqiri është kultivuar në Kinë që prej shekullit të 10-të. Pjesa më e madhe e shalqinjve sot kultivohen në Kinë. Ka shumë varietete të shalqirit dhe si i tillë, “mishi” i shalqirit, të cilin ne zakonisht e njohim si të kuq apo rozë, mund të jetë i verdhë, portokalli, ose i bardhë.

Kjo pemë duhet konsumuar, sepse është përgjegjëse për lloje të ndryshme të përfitimeve shëndetësore! Prandaj, konsumojeni atë këtë verë duke i shijuar disa nga këto përfitimet e mahnitshme shëndetësore:

  1. Likopena. Likopena, e cila gjendet edhe në domate, është një karotenoid fitonutrient që i jep një përmirësim të madh shëndetit kardiovaskular duke e përmirësuar shëndetin e eshtrave gjithashtu.
  2. Citrulina. Citrulina është një aminoacid të cilin organet tona mund ta konvertojnë në arginine. Nivelet e rritura të argininës kanë qenë të lidhura me shëndetin e përmirësuar kardiovaskular dhe qarkullimin e përmirësuar të gjakut. Nivelet e larta të argininës mund të jenë në gjendje ta parandalojnë grumbullimin e tepërt të yndyrës. Arginina gjithashtu është lidhur me një funksion më të mirë të veshkave, shërim të përmirësuar të plagëve, funksion të shëndetit imunitar dhe të hormoneve, dhe madje mund të ndihmojë edhe tek disfunksioni erektil.
  3. Vitamina C. A e keni ditur se në çdo fetë të shalqirit ka rreth 23.2 mg të vitaminës C? Përfitimet e vitaminës C janë të shumta dhe mund të përfshijnë parandalimin e defiçiencës imunitare, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve, rrudhat, etj.
  4. Kolina. Kolina, e cila gjendet në këtë pemë të shijshme, e ndihmon trupin tonë që ta luftojmë inflamacionin. Ajo gjithashtu na ndihmon të flemë më mirë, ta përmirësojmë kujtesën dhe të mësuarit, dhe ta përmirësojmë lëvizjen e muskujve.
  5. Fibrat. Për shkak se shalqiri është i mbushur si me fibra ashtu edhe me ujë, ai bën çudira për sistemin tonë të tretjes duke na ndihmuar që të kemi jashtëqitje të rregullt pa pengesa.
  6. Vitamina A. Shalqiri përmban vitaminë A, e cila na ndihmon t’i mbajmë të shëndetshme lëkurën dhe flokët, mes tjerash.
  7. Pak kalori. Shumë njerëz gabimisht supozojnë se shalqiri ka pak kalori, sepse ka vetëm ujë dhe sheqer. Kjo nuk është e vërtetë! Derisa shalqiri ka vërtet pak kalori, ai është i mbushur me ushqyes të shumtë që na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm –duke na mbajtur të hidratuar dhe brenda një niveli të shëndetshëm të konsumit ditor të kalorive.

Shalqiri është një pemë freskuese dhe një ushqim çudibërës për shëndetin tonë. Kjo pemë ka fuqi të pabesueshme shëruese dhe parandaluese, kështu që sigurohuni të përfitoni nga sezoni i shalqirit, sa është këtu!

Ju mund ta hani vetëm shalqirin, por gjithashtu mund të konsideroni ta përdorni shalqirin për të bërë sallatë shalqiri, krem akulloreje me shalqi, lëng shalqiri, salsa shalqiri, shalqi të konservuar, shalqi-smoothies, limonadë shalqiri, sangria (pije spanjolle me verë dhe fruta) me shalqi, gazpacho me shalqi (supë e ftohtë pikante), byrek me shalqi etj. (b.an)

Next Post

VIDEO/ Skenat e nxehta të Xhesika Ndojit pranë kamerierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

Vlerësim i arritjeve dhe kontributit në sport/ Broja, Mitaj dhe Uldedaj shpallen “Qytetar Nderi” të Malësisë së Madhe

March 22, 2026
Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

Namir Lapardhaja dhe kriza morale e një partie: kur zemërimi politik mbulon respektin për jetën dhe vdekjen

March 22, 2026
Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

Shkoi në Greqi për të ndihmuar familjen, historia tronditëse e Anilesë: Atje u abuzova nga një shqiptar

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In