Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, ditën e djeshme në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike”./b.d