• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 milionë eurot e Becchettit, dhe 14 milionë eurot e pallatit të Lulit

by Mero Baze
15/09/2018 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kompania e biznesmenit Francesco Becchetti, i cili vazhdon një betejë të gjatë ligjore me shtetin shqiptar, ka humbur gjyqin për hidrocentralin e Kalivaçit dhe është i detyruar ti paguaj shtetit shqiptar 7 milionë euro.

Vendimi vë në vend dinjitetin e shtetit shqiptar, pasi kontrata e lidhur për ndërtimin e hidrocentralit qysh në vitin 1998, është shkelur dhe zvarritur për vite të tëra dhe në fund tentoi të mbrohej, duke hapur një stacion televiziv dhe ta parqiste prishjen e kontratës si luftë kundër shtypit. Kësaj strategjie i shërbeu dhe mbledhja në televizion e disa emrave të njohur deri “showman” me çmime anomalisht të larta dhe për tregun evropian, të cilët nuk gjenin dot më punë pas ikjes Beccetit, çka tregon dhe faktin se më shumë se sa si gazetarë ishin paguar si gardianë të një biznemeni problematik me ligjin.

Vendimi i gjykatës Arbitrazhit është sukses për qeverinë shqiptare dhe tregon angazhimin e saj serioz në këtë çështje.

E kundërta ka ndodhur me gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë. Qeveria shqiptare me sa duket nën avujtë e dashurisë Basha-Rama vitin e kaluar, jo vetëm që u përfaqësua në gjyq nga avokatja e palës kundërshtare, por lejoi që të bëhej një gjyq skandaloz, bazuar jo mbi thelbin e pretendimit ligjor që duhet të ishte çmimi i kompesimit, por u trajtua si një çështje që kishte të bënte për prishje të paligjshme dhe presione psikologjike e politike mbi “viktimat”.

Ndërsa Bechetti do të detyrohet ti paguaj 7 milionë euro shtetit shqiptar, Vjerri i Lulzim Bashës për llogari të dhëndërrit do marrë 14 milionë euro, pas një procesi të pazakontë dhe procedure tërësisht të përshpejtuar me leje politike.

Në rastin e sotëm kur shteti shqiptar është treguar serioz dhe ka angazhuar studjo serioze avokatie, duket qart rezultati. Aty ku shteti shqiptar i përdor gjyqet për pazare politike me kundërshtarët e tij përfundimi është si ai i pallatit të Lulzim Bashës që edhe pse i ndërtuar në det, në token e  askujt zaptuar nga vjerri, edhe pse me dokemente të fallsifikuara, kishte marrë legjtimitetin e Edi Ramës pasi ja kishte konsideruar legale të gjitha shkeljet dhe kishte vendosur t’ia shpronësonte.

I vetmi ankim mund të bëhej për çmimin, por objekti i ankimit është bërë sikur qeveria ka prishur një ndërtim legjitim në mënyrë të paligjshme duke ushtruar presion politik dhe kjo bëhej ndërkohë që Rama dhe Basha përjetonin muajine  mjaltit mes tyre.

Gjyqi i sitëm tregon se nëse nuk ke interesa mund të mposhtësh jo vetëm oligarkët vendas, por dhe ata që kanë emër në botë si të tillë. Dhe kur bën “gjoja”, ndodh që të merr dhe vjehrri i Lulit 14 milionë euro para zgjedhjeve. Të paktën 7 milionë i kompesuam. Dhe 7 na mbetën. Nëse Luli ska ndonjë hall tjetër para zgjedhjeve.

Next Post
Tragjike në Greqi, mjeti përplas për vdekje shqiptarin

Tragjike në Greqi, mjeti përplas për vdekje shqiptarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In