• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

7 Marsi/ Basha: Qeveria shkatërroi e kriminalizoi edhe arsimin

by Aalison Pearse Stevens
07/03/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Lulëzim Basha e ka vlerësuar si skandaloze situatën në arsim, për shkak të mungesës së investimeve, premtimeve boshe dhe represionit të qeverisë mbi arsimtarët. Gjatë një takimi me mësues me rastin e 7 marsit, Basha ka bërë një analizë të situatës në të cilën gjendet sot arsimi shqiptarë duke evidentuar faktin se ka mungesë investimesh, mungesë sigurie për mësuesit dhe ambientet shkollore, si dhe emërim në postet drejtuese të arsimit të personave me precedent kriminalë. “Përparësitë maten me paratë. Qeveria aktuale premtoi shumë. Por sot pas 2 vitesh e gjysëm gjithshka ka humbur. Mijëra mësues janë nën preison, persekutim nga qeveria. Mësuesit çohen në zona ku nuk mund të shërbejnë më nën presionin e largimit nga puna.  Ka presion për të bashkëjetuar me njerëz që nuk duhet të rrinë në zyrë sepse janë të dënuar për korrupsion etj.”, theksoi Basha. Sipas tij, në këto 2 vite e gjysëm nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re, ndërsa shkollat e rikonstruktuara numërohen me gishtat e dorës. Basha nënvizoi se mësuesit gjenden në kushte të vështira, pasi qeveria ka vetëm fjalë të mëdha, por nuk ka punë fare. “Shkollat nuk kanë laborator. Janë bërë vetëm premtime boshe. Nxënësit sot përballen me pasojat e një trupe mësimore që gjendet nën terror. Shkollat janë shndërruar në qendra votimi për partinë në pushtet. Ngjarjet kriminale në shkolla janë rritur. Siguria e mësuesve është në nivelet të ulta. Kriminalizimi i jetës në Shqipëri nuk është më shumë i dukshëm sesa në shkolla. Qeveria po detyron mësuesit të ikin refugjat. Qeveria ka emëruar emblema të kurrupsionit dhe të dënuar në drejtimin e arsimit. Nuk ka reforma por ka antireforma, të cilat janë me pasoja të mëdha për vendin”, deklaroi Basha. Kreu i PD-së nënvizoi në fjalën e tij se forca politike që ai drejton do të ketë arsimin përparësi mbi të gjitha përparësitë.   (javanews.al)

Next Post

INSTAT: Industria nxjerrëse bie me 9.5 %, ulen cmimet e sektorit prodhues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In