• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 kushte për negociatat? Braçe: CDU ka Merkel kryetare, Basha e Berisha janë një “racë” e keqe

by Java News
25/11/2016 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për nën/kryetarin e grupit parlamentar socialist Erjon Braçe, deputeti gjerman Gunther Krichbaum të enjten në Tiranë përcolli opinion personal.

Pavarësisht se Krichbaum, i përket CDU-së së Merkelit, kjo parti sipas tij e ka një kryetare, e cila të hënën do të takohet me kryeministrin shqiptar për t’i përcjellë një qëndrim zyrtar.

7 kushtet e artikuluara nga deputeti gjerman, nuk iu përcollën sipas Braçes as Ilir Metës, që ndodhet prej ditës në vizitë zyrtare në Bundestag.

“Kryetari i Kuvendit është në Bundestag, flet atje, komunikon me ata njerëz, merr mbështetjen e tij nga Bundestagu dhe ju bën përshtypje një njeri që vjen këtu dhe në emër të tij personal del dhe bën një deklaratë atje.
Me ç’di unë zonja Merkel është  jo vetëm kryetare e partisë së saj por është edhe kancelare e Gjermanisë dhe me ç’po lexoj edhe kandidate për një mandat të ri. Mos merremi me njerëz kaq të vegjël  në raport me ata që përfaqësojnë institucionalisht Gjermaninë, qeverinë gjermane, parlamentin gjerman e çdo gjë tjetër
.”- deklaroi Braçe.

Ndërsa për kryetaren e kom të integrimit Majlinda Bregu, nuk ka asgjë të re në atë që tha Krichbaum, zgjedhjet e dekriminalizimi ishin kushte të padiskutueshme paracaktimit të një date për hapjen e negociatave, e cila sipas gjermanit do jetë vetëm në fund të 2018-s.

“Përveç atyre që nuk kuptojnë fare çfarë do të thotë procesi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian , mund të prisnin që në dhjetor të kishte një konfirmim  për datë çelje negociatash para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Për të mbërritur tek zgjedhjet ne nuk mund të shkojmë pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Të gjitha këto dhe zbërthimi i 5 prioriteteve të thëna dje nuk janë asgjë më shumë se sa ajo që ishte në progres raport. Por që dëshmojnë edhe njëherë se në vendimin që do të jetë në Këshill në dhjetor ky do të jetë humori ose qëndrimi i vendeve anëtare kryesisht. Rrugë të mbarë kryeministrit në Gjermani të hënën, do ta shoh bashkë me ju në televizor
“- deklaroi Bregu.

Por më i shqetësuar se për qëndrimin e gjermanit, Erjon Braçe shprehet për qëndrimin e PD-së.

“Gjithçka është thënë dje është tezë , qëndrim, betejë, luftë kundër Shqipërisë e Lulzim Bashës. Shqetësimi im nuk lidhet me asnjë të huaj që vjen në Shqipëri, bën një deklaratë dhe largohet. Shqetësimi im lidhet drejtpërdrejt me këta shqiptarë, që me thënë të drejtën, dje në kuvend u fol dhe për raca, raca më e poshtër antishqiptare“.- deklaroi Braçe.

Të enjten deputeti gjerman Gunther Krichbaum deklaroi se grupimi i tij politik do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos miratojë çeljen e negociatave derisa të përmbushen 7 kushte.

Sipas tij, Shqipëria do duhet të presë deri në vjeshtën e vitit 2018 kur të publikohet raporti i ardhshëm i Komisionit Europian./ report tv/a.k

Next Post
“Lonely Planet” shkruan për “Bunk’Art 2”, Rama: Përplasjani në fytyrë keqdashësve

"Lonely Planet" shkruan për "Bunk'Art 2", Rama: Përplasjani në fytyrë keqdashësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In