• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

7 kompanitë shqiptare drejt falimentimit, nga City Park tek…

by
05/10/2015 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 kompanitë drejt falimentimit, nga City Park tek…

13 kompani të mëdha në vend janë drejt falimentimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e muajit Shtator të 13 subjekteve problematike, për të cilat administrata tatimore ka kërkuar fillimin e procedurës së falimentimit.​​

Sipas ligjit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit, nëse tatimpaguesi ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet, kur ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhshme, apo kur rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet.

Kërkesa e Tatimorëve vërteton se prej të paktën dy vjetësh këto kompani kanë operuar duke mos paguar asnjë lekë në shtet.

Mësohet se për subjektet e mëdha si, City Park, CTC Computers, Europrogres, Fisheku sh.p.k., Taci Oildhe Kuid sh.p.k., është vendosur tashmë masa e sekuestros.

Në mesin e 13 kompanive, Open Data Albania shkruan se janë edhe 7 kompani që bëjnë pjesë në listën e subjekteve me kredi të këqija.

Në total janë 7.18 miliardë lekë kredi, lizing apo overdraft, cilësuar tashmë kredi me probleme, që u përkasin shtatë subjekteve tatimpagues të mëdhenj, nën sekuestro dhe falimentim.

Vlera e kredive me probleme në vend arrin në 125 miliardë leke apo në 1 miliardë dollarë. Të dhënat tregojnë se 35 kompani të mëdha janë pjesë e listës së subjekteve me kredi me probleme zotërojnë 56 % të totalit të këtyre kredive, ose 70 miliardë lekë.

Ekspertët dhe përfaqësuesit e biznesit vendas e të huaj kërkojnë që emrat e këtyrë kompanive të bëhen publik, për të rritur transparencën për mënyrën se si do të zgjidhet ky problem. Kreditë e këqija konsiderohen prej tyre si bomba që mund të shpërthejnë dhe do të dëmtojnë ekonominë shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se publikimi i debitorëve të saj bëhet me qëllim që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e procedurave të falimentit dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bërë regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë​ detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksionev​e për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Next Post

Mjeku Gjoka: Bleonë e dashur eja në Burrel, jam burri më i mirë për ty

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

May 11, 2026
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Kalo: Hantaviruset janë të pranishme në Shqipëri, por s’ka nevojë për kambana alarmi

May 11, 2026
Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

Putin e ‘rikthen’ fuqishëm në skenën politike, Schröder ende pa asnjë koment

May 11, 2026
Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi

May 11, 2026
Artan Fuga: Ajo që po vjen është edhe më e rëndë, priten gjëma

“U ngatërrua aktori me njeriun”, analiza e Artan Fugës për puthjen e Ndrenikës për Veliajn

May 11, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedonia e Veriut përballë sfidave serioze eurointegruese

May 11, 2026
Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

Trump në Kinë: A do ta presë Xi si në 2017-ën, apo gjërat kanë ndryshuar?

May 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Shqipëria me “Një vend në diell”, Rama: Përfaqësim me dinjitet në Bienalen e Venecias

May 11, 2026
Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

Izraeli masakër në Liban, vret 51 persona në orët e fundit

May 11, 2026
Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In