• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“7 kandidatë për Tiranën”/ Veliaj: Detyra jonë të marrim vendime që u shërbejmë të gjithëve, protesta e opozitës një…

by
01/03/2023 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se numri i madh i emrave të konfirmuar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, tregon demokraci dhe se shpreson që fushata të jetë me shumë ide.

“Gjithë këta kandidatë – qofshin 6, 7 apo 17 – janë të mirëpritur. Në demokraci, sa më shumë opinione të kemi, sa më shumë ide të rrihen, aq më mirë bëhet. Ju uroj të shtatëve shumë sukses dhe një eksperiencë të jashtëzakonshme që sjell fushata dhe rrahja e ideve. Por, është tjetër gjë të komentosh nga divani në Facebook, dhe tjetër gjë të thuash se çfarë vendimi duhet të marr tani. Unë nuk e kam luksin të jem analist, unë duhet të marr një vendim për mënyrën si ecën qyteti. Vendimet nuk i pëlqejnë gjithmonë të gjithëve, por thirrja ime për të gjithë kandidatit është: Detyra jonë është t’u shërbejnë të gjithëve dhe jo t’u pëlqejmë të gjithëve. Ndonjëherë kur i shërben të gjithëve, ndërton një rrugë të drejtë, por dikujt i prishet avllija, e cila ka mbirë si pykë aty, dikush tjetër ka ndërtuar pa leje dhe ndoshta i prishet interesi. Ndaj, pyetja nuk është a i pëlqejmë të gjithëve, por a i shërbejmë të gjithëve. Kur ndërtojmë shkolla të reja, rrugë të reja, ne duam të kalojmë në një transport publik komplet të dedikuar për transportin publik, siç kemi bërë me biçikletat, që të mos kemi incidente apo aksidente si ai që ndodhi – është mëse normale në një qytet me kaq shumë lëvizje dhe kaq shumë fluks. Fatmirësisht asnjë humbje jete. Por duhet të kuptojmë që këto janë vendime që duhet me i marrë përditë me përgjegjësi dhe jo të bëjmë analistin. Analistët e kanë luksin të japin ide në fantashkencë. Ndërkohë, një kryetar bashkie duhet të marrë vendime të përditshme”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal dhe te protesta e opozites, të cilën e cilësoi si shfaqjen e radhës të cirkut. “Ata dalin për hallin e tyre. Shtëpitë e njerëzve dhe paniqet i hapin vetëm për vota. Shikoni se çfarë ndodhi më 8 janar kur rrahën njëri-tjetrin dhe dogjën selinë e tyre. Praktikisht ti kupton se këta kanë hall vetëm interesin e tyre. Njëri është non-grata në Amerikë dhe Angli, tjetri nuk merr dot një votë dhe ngeli duke ndërruar emrin e partisë sepse me atë imazh skandaloz nuk mund të vazhdojnë më të jetojnë në politikë. Ata kanë vetëm, hallin e tyre, se po të ishin duke vuajtur nuk do ishin me vila në Lalz. Nuk do i kishin zyrat në kullat e Tiranës. Shajnë kullat dhe në kulla rrinë vetë, shajnë ndërtimet dhe në fakt janë ndërtuesit kryesorë, janë edhe ndërtues edhe përfituesit e mëdhenj të vilave në bregdet. Ajo e datës 3 është një cirk para fushate. Është tamam cirku në fshat. Dhjetë javë janë, do i durojmë edhe këto cirqe dhe pastaj të çojmë Tiranën dhe Shqipërinë në drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.

/e.d

Next Post
Big Brother/ Banorët flasin me Luizin, Kiara: Nëse ai fyen një vajzë këtu mund ta bëjë dhe me mua nesër!

Fansat e Luizit kundër Kiarës! Moderatorja humb mijëra ndjekës në pak orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com