Historia e trajtuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” ka të bëjë me historinë e dy motrave që vijnë nga martesa të ndryshme. Historia e kësaj familje të madhe duket si një telenovelë dhe aspak reale. Babai i Brikenës dhe i Adës është martuar dy herë.
Nga martesa e parë ka gjashtë fëmijë ndërsa nga e dyta vetëm Adën. Gjatë kohës që babai i tyre ishte gjallë kanë jetuar të gjithë në një shtëpi të vetme. Por më pas, njerka e Brikenës është larguar nga shtëpia, duke i lënë jo vetëm fëmijëve, por edhe mamasë së saj një boshllëk të madhe në zemër.
Unë quhem Brikena, jam 27 – vjeçe dhe vij nga një provincë e Tiranës që quhet Tapizë. Unë sot kam ardhur për t’i bërë një surprizë motrës time të vogël Adës. Historia e jetës sime ka shumë pengesa. Unë vij nga një familje e madhe ku jemi pesë motra dhe një vëlla. Babai im ka qenë i martuar dy herë dhe unë jam fëmijë nga martesa e parë, pra vajza e fundit.
Lë të flasim pak për familjen e parë, si shkonte marrëdhënia e mamit me babin?
Babi me mamin në fillim shkonin shumë mirë kur ne ishim të vegjël, por pasi njohu mamanë e Adës filluan problemet dhe shqetësimet.
Gjatë kohës që ishte kjo marrëdhënie dhe me mamin tënd edhe me mamin e Adës, si ndjeheshit ju në shtëpi e dinit këtë marrëdhënie? Kur e morët vesh ju?
Ne e morëm vesh pasi babi vendosi ta sillte në shtëpi mamanë e Adës.
Në shtëpinë tuaj? Të jetonit në një shtëpi?
Po.
Pra babi të jetonte me dy gra?
Po. Ne kishim katër dhoma në shtëpi, në një dhomë jetonte babi më njerkën, në dhomat e tjera ne.
Si e përjetonte mami?
Normal që e përjetonte keq.
Me kë rrinte më shumë babi, me mamin apo me njerkën?
Me mamin tim nuk kishte më lidhje fare.
Po pse jetonit bashkë?
Jetonim bashkë sepse mamaja ime thoshte që rri për hir të fëmijëve. Se besoj që një grua do të linte pesë fëmijë t’i braktiste.
Po ju si e përjetuat momentin e lindjes së Adës së vogël?
Është e çuditshme Ardit sepse në momentin e lindjes së Adës e kemi përjetuar shumë mirë, sidomos për mamin tim. Njerëzit kur e shikonin që ajo e merrte Adën në krahë dilte me të, ata habiteshin duke i thënë që nuk është fëmija yt, ndërsa mami i thoshte që kjo është fëmi nuk di gjë.
Po mami me njerkën si shkon?
Kur ishte babi im gjallë nuk flisnin fare, pas vdekjes së tij filluan të flisnin. Sepse çdo gjë u bënte për Adën. Më pas njerka vendosi të ikë nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi afër prindërve të vet. Ada ka qenë shumë e lidhur me ne, sepse ajo ne na ka. Kur Ada ka ikur, unë kam qenë jashtë Shqipërie në Greqi, edhe nuk e kam përjetuar shumë. Vjen mamaja ime për vizitë dhe më tregon historinë e Adës dhe më thotë që kur ka ikur Ada nga shtëpi më duket sikur kishe ikur ti, më duket sikur një nga vajzat e mia ka vdekur. Aq të vështirë e ka pasur.
Një kalvar tjetër i jetës sime Ardit, u ktheva nga Greqia dhe isha gjashtë muajshe shtatëzanë. Linda vajzën dhe isha shumë e lumtur bashkë me burrin. Por në një kohë shumë të shkurtër unë ngela sërisht shtatëzanë, tashmë me një djalë. Dita kur lindi djali ishte një ndër momentet më të bukura të jetës sime, por që nuk zgjati shumë. Me 16 korrik e kam lindur me datë 17 e kam futur në sallë të operacionit, pasi lindi me një sëmundje shumë të rëndë. Ai ndenji një muaj në reaminacion. Tani është më mirë, por sëmundja e tij është shumë e rëndë.
Po Adën për çfarë e ke thirrur?
E kam thirrur ta falenderoj që më ka qëndruar shumë afër gjatë kohës që unë kisha nevojë për të.”
Ada e pranishme në studio dëgjon mesazhin e motrën së saj Brikenës.
“Kam ardhur këtu sot për të të dhënë mesazhin e të gjithë familjes, e motrave dhe vëllait tonë. Ti je gjaku jonë edhe pse me një mama tjetër, por ndoshta gjërat kështu ishin të shkruara. Kur unë kisha nevojë për ty, ti më ke qenë afër madje lije edhe orët e mësimit për të më parë në spital. Kam ardhur të të falenderoj nga zemra.”
Ada shumë e emocionuar nga fjalët e motrës së saj shprehet se:
“Është detyra e imja si motër. Për mua nuk ka dallim se jemi me dy nëna apo jo, motrat dhe vëllai im janë të pazëvendësueshëm ashtu edhe dy nënat tona heroina. Ato janë të pazëvenësueshme me asgjë në botë. Jam shumë e lumtur që ne jemi kaq të bashkuar dhe ndoshta Zoti na ka bekuar. Jam shumë me fat që e kam këtë motër.