• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

7 ditë luftë në Ukrainë/ Rusët sulmojnë me raketa bazën ushtarake dhe banesat në Zhytomyr dhe Kharkiv. Sot takohen sërish delegacionet

by Java News
02/03/2022 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënon 1 javë luftë në Ukrainë. Për të shtatën ditë, pushtimi rus i Ukrainës vazhdon me betejat në zhvillim në Kiev, Kharkov, Mariupol dhe qytete të tjera.

Ukraina raporton se ka ndodhur një sulm me raketa gjatë natës në qytetin Zhytomyr. BBC raporton se sulmi synonte bazën ajrore në qytet, mirëpo ka goditur edhe shtëpitë e banimit aty pranë, duke lënë pas viktima.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, tha në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve mund të ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë,” tha ai.

Sot do të zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia për situatën.

Raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi pranë kufirit Bjellorusi-Poloni. Anëtarët e parë të delegacioneve pritet të mbërrijnë në orët e para të mëngjesit në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Raundi i parë i bisedimeve ndodhi ditën e hënë dhe zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim. Nga ana e Ukrainës ende nuk ka një konfirmim nëse do të zhvillohen ose jo bisedimet.

Shpërthime dhe të shtëna me armë shpërthyen gjatë natës në lagjet e Kievit. Sipas CNN, dy ndërtesa banimi u sulmuan nga ajri në qytetin Borodjanka, 50 kilometra larg Kievit. Në të njëjtën kohë, sipas ushtrisë ukrainase, njësitë ajrore ruse pushtuan Kharkovin në mëngjes herët.

Më shumë se njëqind banorë të Mariupolit janë plagosur nga sulmet ajrore ruse, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vadim Boichenko. Sot në Mariupol pritet të nisë një operacion daljeje, pasi forcat ruse deklaruan se do të hapin një kalim të sigurt për dalje nga qyteti.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ ’Mami, janë vrarë të gjithë’, ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob: Komandantët i lënë të viktimat në…

VIDEO/ ’Mami, janë vrarë të gjithë’, ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob: Komandantët i lënë të viktimat në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com