Këto janë pamjet e një burgu të ISIS, ku tregohen momentet kur 69 penge të shtetit islamik shpëtohen nga kthetrat e tmerrit e torturave. Disa prej pengjeve kanë gjak në rroba dhe vrapojnë, ndërsa ushtarët kontrollojnë gjatë aksionit të ndërmarrë në Irak.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe kurdë në aksion ndihmuan edhe ish-luftëtarë të ISIS-it, të cilët grupi militant i ka akuzuar për spiunim apo tradhti. Në video dëgjohen edhe të shtëna armësh. Në këtë grup bënin pjesë rreth 20 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë, si dhe banorë lokalë.