• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

66-vjeçarja që frymëzon një fshat, shoqata e të paralizuarës që promovon punët me grep

by A R
25/10/2016 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një organizatë për punën me grep në Hysgjokaj të Lushnjes, është mbledhur rreth 66-vjeçares Shpresa Krasniqi, prej 26 vjetësh e paralizuar, në një shoqatë që synon të promovojë punët e tyre të dorës.

Vetëm disa nga gishtat e secilës dorë i binden 66-vjeçares Shpresa Krasniqi e paralizuar në të gjithë trupin. Por kaq i duhen për të mbajtur në duar grepat me të cilët punon çentro, mbulesa, bluza e çfarë i vjen në mendje.  Nëna e pesë fëmijëve është e detyruar të qëndrojë në karrocë prej 26 vjetësh, por nuk i është dorëzuar fatkeqësisë.

“I kam rritur ata (fëmijët) me punën e dorës. Kur u paralizova kam qarë. Thashë se nuk do të punoja kurrë, por duke qarë, arrita mes lotëve të mbaja gjallë këtë profesion”, thotë Shpresa.

Ajo bashkë me Flutura Toskën, Nazmie Lekë, Drita Rrasën dhe Rake Xhepexhiun nga Hysgjokaj i Lushnjes, janë bashkëthemeluese të shoqatës “Darsia”, e cila tani bashkon 70 gra të fshatit të cilat punojnë dhe tregtojnë punë dore, me të cilat ndihmojnë familjet.

Shoqatën e kanë krijuar në vitin 1998 me ndihmën e “Plan Albania”, i cili u pati siguruar edhe një zyrë pranë ish-Komunës dhe i mbështeti për disa vite, por tani gratë e vijojnë vetë punën dhe vendi ku mblidhen tani është shtëpia e Shpresës, pasi komuna ua mori pas zyrën që u kishte lënë.

“Plan Albania” e mbështeti këtë grup, duke u ofruar trajnime të ndryshme për punë në bujqësi, ndihmesën e grave në prodhimet bujqësore, marketing dhe menaxhim, por ndihma më e madhe, sipas Shpresës, gjatë këtij projekti u dha në krijimin grupit të punës për prodhimet artizanale me grep.

“U bashkuam disa gra që punonim me grep. Qëndronim bashkë dhe punonim. Kemi krijuar mijëra modele pune artizanale”, thotë Shpresa.Ajo thotë se gratë tani besojnë që me punimet që kanë bërë mund të hapin një ekpozitë, madje besojnë se përmes tyre mund të bëhen ndihmë për të tjerë.“Duam të ndihmojmë njerëz në nevojë”, thotë ajo për BIRN.

66-vjeçarja ka kaluar një jetë fort të vështirë, që pak mund ta mendojnë.  Ajo vjen nga familja Poda e njohur në Korçë. Familjen dhe atë i internuan në Baldushk të Tiranës ku jetoi një pjesë të jetës. “Ka qenë viti 1970. Humbëm gjithçka. Por atje punoja me mish dhe shpirt. Fitova respektin e banorëve të kësaj zone… Pastaj kur vija në fshatin Hysgjokaj, te motra ime e martuar këtu, u njoha me Limonin, kosovarin nga  Malisheva, me të cilin u martova dhe krijuam familje”, thotë ajo.

Punën me grep ajo e ka marrë me vete kudo që ka shkuar ashtu si shumica e grave shqiptare që bëjnë pajë, por më 1990 pasi lindi fëmijën e pestë, një vajzë të cilës ia ka vënë emrin Kushtetua, Shpresa u paralizua. “Jeta  është plot të papritura. Unë e kam jetuar vështirë. E internuar në kohën e diktaturës. E paralizuar në kohën e demokracisë. Por, nuk u përkula”, thotë Shpresa. Pas paralizës, puna me grep ishte e vetmja me të cilën ajo mund të ndihmonte familjen e saj. Prej asaj kohe në 26 vjet ajo ka krijuar, bashkë me shoqet e saj pa fund modele. Hysgjokaj, ashtu si pjesa tjetër e Myzeqesë,  njihet kryesisht për prodhimet në sera. Fshati ndodhet në masivin e kodrave, rreth 20 kilometra nga Lushnja në krahun verior të qytetit. Gratë punojnë përkrah burrave në bujqësi në shumicën e ditës, ndërsa në kohën e lirë disa prej tyre punojnë me grep.

Ato tani duan që punimet të kenë markën e tyre e të shoqatës “Darsia”. Tani për tani ato fitojnë vetëm pak prej punëve të dorës. Një pjesë i shpërndajnë si dhurata dhe vetëm disa syresh shiten për shkak se gratë nuk ja kanë dalë dot të gjejnë tregun, por besimi se mund t’ia dalin i ka mbajtur bashkë.

“Kemi shumë punë të bukura. Që nga punimet e thjeshta, çentro, mbulesa tavolinash, karrigesh, jastëkë, deri dhe të bluza dhe veshje artistike të punuara me dorë për fëmijë dhe të rritur, por tani nuk kemi tani mbështetjen e duhur”, thotë  Shpresa. Ajo është bërë tani strumbullari i “organizatës” dhe dhoma e saj vendi ku ato mblidhen.

“Kemi shumë dëshirë të krijojmë tregun tonë. E dimë që do ta gjejmë sepse  këto punime artizanale kërkohen shumë”, thotë Flutura Toska, një prej nismëtareve të grupit.

Gratë këtë e shohin si sfidë.

“Është një ëndërr, por  duam ta bëjmë realitet”,- thotë Nazmie Sharka, ndërsa tregon punët e panumërta të dorës, ngjyrat dhe modelet, ajo rrëfen edhe se nuk e kanë pasur të lehtë.

“Fillimisht na shikonin me sy tjetër. Si të papuna. Si gra që nuk dilnim në ara, por kalonim kohën me thashetheme. Pastaj kur panë punimet, trikot, velenxat, mbulesat  punimet çentro, e plot të tjera që krijonim përditë,  ndryshuan dalëngadalë qëndrim.” Shpresa për ta ka qenë një frymëzim. “Imagjinojeni! Nuk lodhet kurrë. I qesh fytyra dhe i këndojnë duart. Edhe pse është e sëmurë. Kurrë nuk ankohet, ka energji  të madhe dhe na frymëzon”, – thotë Drita Rrasa.

Shpresa rrëfen se ka gjetur kënaqësi te kjo punë, diçka që i është mohuar prej sëmundjes dhe prej një jete jo të lehtë. “Kur shikoj një punë dorë të përfunduar sipas modelit që kam menduar. Nuk ka kënaqësi më të madhe”, thotë ajo./BIRN/a.m.

Next Post
Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Emiliano Shullazin, prapa hekurave edhe Gilmando Dani

Noteria: Shullazi erdhi me 15 veta, biznesmeni më tha se nuk kishte ç'ti bënte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

Ministrja Ibrahimaj nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit për Inovacionin dhe Sipërmarrjen

March 3, 2026
Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In