• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“63 mijë vota, por vetëm 1 mandat”, Lapaj: Të ndryshojë sistemi zgjedhor, meritonim 6 mandate

by S T
17/05/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave dhe ndarjes së mandateve, duke akuzuar sistemin elektoral si të padrejtë dhe të manipuluar në favor të partisë në pushtet. Sipas tij, pavarësisht se koalicioni i tij ka marrë afro 63 mijë vota, ka arritur të sigurojë vetëm një mandat, ndërkohë që Partia Socialiste, me 10 mijë vota ka nxjerrë një deputet të plotë.

“PS ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83”, denoncoi Lapaj, duke e cilësuar sistemin si të dizajnuar për të favorizuar dy partitë e mëdha dhe për të shtypur alternativat e reja që sfidojnë korrupsionin dhe status quo-në politike.

Në fund të reagimit të tij, ai bën thirrje për ndryshim të menjëhershëm të sistemit elektoral, duke propozuar modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura, si një alternativë më e drejtë dhe transparente. “Nuk ka kthim pas! Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo që beson te vlerat,” përfundoi Lapaj.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.

Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini, i’a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).

Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. PS e nxori 1 mandat me afro 10,000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63,000 (deri tani).

PS ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.

Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!

Nuk ka kthim pas!

Next Post
Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të

Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In