• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

61 kandidatët e PS, protesta e opozitës dhe Shqipëria turistike!

by Alfred Peza
11/05/2019 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një korelacion thelbësor, mes tri komponentëve kryesorë që kanë dominuar lajmet e ditës së sotme, në mediat shqiptare. 1.- Vendimi i Kryesisë së PS, për miratimin e 61 kandidatyrave të saj për kryetar bashkie, në zgjedhjet e 30 Qershorit. 2.- Protesta e asaj pjese të opozitës jashtparlamentare, që ka krijuar koalicionin për të mos marë pjesë në këtë proces. 3.- Një shkrim i mediave të huaja, nga ato që janë bërë të përditshme tashmë, për arësyet se përse duhet vizituar Shqipëria tursitike.

Ku lidhen bashkë këto tri lajme dhe çfarë i bën që të jenë, pjesë e të njëjtit shkrim?

Hallkat kryesore që i bëjnë ato pjesë të një zinxhiri, kanë si emërues të përbashkët, imazhin e Shqipërisë. Një imazh që e ka bërë këtë vend shpeshherë të keqkuptuar nga të huajt, duke u ushqyer herë pa dashje e herë me një zell të pashoqe, edhe nga vetë ne shqiptarët. Sidomos nga ajo pjesë e elitës politike e drejtuese të vendit, e cila në luftën e paprinciptë nga etja e pashuar për pushtet personal, ka sjellë mungesën e sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

Pjesë e kësaj faqeje të dhimbshme të historisë sonë, që përsëritet si nga një dorë e padukshme në mënyrë ciklike, është edhe procesi elektoral i këtij viti. Data e votimeve, përkon me ditën e mesit të vitit 2019, që shënon edhe startin e pjesës kulmore të sezonit turistik në vend.

Kjo do të thotë se, e gjitha çfarë pritet të ndodhi nga pikëpamja politike, do të jetë në sinkron me dinamikën e zhvillimit të industrisë kryesore të vendit; turizmit. E cila përbën, edhe një nga kollonat kryesore mbi të cilat ngrihet dhe mbahet në këmbë, ekonomia jonë kombëtare. Një industri që lidhet jo vetëm me operatorët turistikë, por me shumë degë e nëndegë të tjera që përfshin nga infrastruktura në tërësi e vendit, tek hoteleria, rrjeti I bareve dhe restoraneteve, industria e peshkimit dhe argëtimit, agrobiznesi, shërbimet, industria e lehtë dhe ushqimore, trashëgimi jonë e kulturës, pasuritë e natyrës, etj.

Nën këtë optikë besoj se tani është më e thjeshtë për të parë edhe lidhjen e ndërvarësisë mes tri zhvillimeve kryesore të ditës së sotme, në kontekstin e të gjitha zhvillimeve të tjera kryesore, në Shqipërinë aktuale. Vendimi i forumit kryesor drejtues të PS për të zyrtarizuar listën e kandidatëve të garës elektorale për drejtimin e 61 bashkive, nuk është thjeshtë plotësim i afatit ligjor pranë KQZ. Por edhe tregues i vullnetit politik dhe koshiencës së shtetformimit modern, për ti dhënë vendit normalitetin e duhur ligjor, kushtetutes dhe institucional.

Ndërkohë që edhe opozita jashtinstitucionale është në të drejtën e vet për të prostestuar. Por ajo që është shqetësuese e që duhet marë në konsideratë nga qytetarët, është: E para, paralajmërimi i ambasadës së SHBA, kundër përdorimit të dhunës nga ana e opozitës në protestën e sotme në Tiranë ndaj institucioneve dhe pronës publike e private. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një investim shumë i dëmshëm, i dënueshëm dhe i papranueshëm, në kurriz të imazhit të Shqipërisë.

E dyta, paralajmërimi i BE, SHBA e aleatëve të tjerë perendimorë, kundër aktit vetvrasës të opozitës për të dalë nga sistemi politik dhe demokratik i vendit, me qëllim fitoren e pushtetit në tavolinë. Ky aksion i paprecedentë, synon nga një pjesë e lidershipit të PD e LSI, destabilizimin e sistemit demokratik të vendit, me qëllim marjen e amnistisë politike nga drejtësia e re, për korrupsionin dhe krimet e tyre në emër të pushtetit në këto 30 vjet.

Ndërkohë që shkrimi i sotëm i mediave të huaja, si qindra të tjera gjatë muajve dhe viteve të fundit, i bën thirrje tursitëve të huaj që të vijnë në Shqipëri, sepse sipas tij këtu: Do të gjejnë plazhet nga më të bukurit e Europës; Njerëzit më jashtëzakonisht mikpritës që do takoni nëpër botë; Do të mund të vizitoni disa nga kështjellat dhe vendet më të rralla historike; Në një vend me histori mahnitëse dhe me karakter, po me shumë karakter ama; Ku do të mund të shijoni pamje të mrekullueshme të një bukurie të jashtëzakonshme natyrore; Në një shtet me destinacione të sigurta udhëtimi; Dhe me një popullsi mikpritëse që i duan dhe i respektojnë si rrallëkush, të huajt.

A do ta humbim këtë shans dhe këtë mundësi për ta shndërruar Shqipërinë, për herë të parë në histori, një nga destinacionet më të lakmuara turistike në rajon që do rriste mirëqenien sociale dhe të ardhmen ekonomike të çdo shqiptari? Apo do ta shkelmojmë këtë mundësi të artë, që të huajt të vazhdojnë të na tregojnë me gisht, si “një dele e zezë” për shkak të hallit personal të disa liderëve politikë?

Shqiptarët kanë humbur shumë kohë nëpër histori, për shkak të elitave të tyre politike, të korruptuara e të kriminalizuara në këto 107 vjet të krijimit të shtetit. Ky është ai momenti, që vjen një herë në jetë, për të bërë atë kthesën e madhe e të munguar, drejt një faqeje të re për të gjithë.

Next Post
Java europiane/ Soreca: Integrimi në BE, shumë shpejt, jeni qytetarët e ardhshëm të Europës

Java europiane/ Soreca: Integrimi në BE, shumë shpejt, jeni qytetarët e ardhshëm të Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

July 23, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës

July 23, 2026
PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, PS: Treni ka ikur!

July 23, 2026
Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

Houthit sulmojnë cisternat saudite në Detin e Kuq, çmimi i naftës ‘kërcen’ me 5% më tepër

July 23, 2026
Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

Bardhi në Kuvend: Policia të ndalë dhunën ndaj të rinjve dhe të moshuarve!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In