600 euro për azilkërkuesit që kthehen vetë
Në përpjekje për të larguar nga vendi azilkërkuesit e “vendeve të sigurta” ose për t`i bindur ata që të largohen vetë, institucionet gjermane kanë ndërmarrë një iniciativë interesante, që t’i joshin ata përmes parave.
Ai refugjat që tërheq kërkesën e azilit dhe veç kësaj nënshkruan marrëveshjen se as në vitet e ardhshme nuk do të bëjë kërkesë të re për azil, përfiton 600 euro dhe një këshillim për kthim.
Sipas qarkut Lorrach (landi jugor Baden Wurttemberg), ky model mundëson kursim të mjeteve dhe lirim të vendeve për strehim në qendrat e azilit.