• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

600 dollarë një kopje, Bob Dylan i kërkon falje fansave për “autografet e rreme”

by A R
29/11/2022 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bob Dylan ka dhënë një deklaratë të rrallë publike për të kërkuar falje për përdorimin e një makinerie për të kopjuar nënshkrimin e tij në libra dhe vepra arti që nga viti 2019.

Ylli tha se i vinte keq që “nuk gjykoi drejtë” duke lejuar që veprat të shiten si të nënshkruara me dorë.

Ai tha se kishte filluar të përdorte një “shkrues automatik” pas zhvillimit të vertigos (sëmundje e cila shkakton ndjesinë e marramendjes) në 2019.

Çështja doli në dritë kur fansat që blenë 600 dollarë kopje të botimit të kufizuar të librit të Dylanit, Filozofia e Këngës Moderne, krahasuan fotot e nënshkrimit të tij.

Sipas BBC, botuesi, Simon & Schuster fillimisht ka refuzuar kërkesën për rimbursim duke i siguruar blerësit se nënshkrimet ishin legjitime, por pas presionit të vazhdueshëm ata pranuan se librat janë nënshkruar nga një “shkrues automatik” që kopjon firmën e Bob  Dylan dhe ofruan rimbursimet për të gjithë ata që kishin blerë një nga 900 botimet “e nënshkruara me dorë” .

Kjo ngriti dyshime edhe mbi veprat e  artit të Dylan printimet  e të cilave  mund të shiten deri në 15.000 Dollarë.

Në deklaratën e dhënë të premten, kantautori Bob Dylan ka pranuar se disa prej tyre ishin firmosur me makinë.

“Unë kam nënshkruar me dorë çdo printim arti gjatë viteve dhe nuk  e kam pasur kurrë problem. Në vitin 2019 pata një marramendje e cila vazhdoi përgjatë viteve të pandemisë. Më duhej një ekuipazh prej pesë personash që punojnë në afërsi me mua për të më ndihmuar në plotësimin e asaj që duhet të  bëja, ndërkohë që sëmundja po “tërbohej”. Pra gjatë pandemisë ishte e pamundur të firmosja, marramendja nuk më ndihmonte. Me afrimin e afateve kontraktuale, m’u sugjerua ideja e përdorimit të një stilolapsi automatik, së bashku me sigurinë se kjo lloj gjëje është bërë edhe më herët. Përdorimi i një makinerie ishte një “nxitim në  gjykim” dhe unë dua ta korrigjoj menjëherë. Po punoj me Simon & Schuster dhe partnerët e mi të galerisë për ta bërë këtë”, tha Bob Dylan.

/a.r

Next Post
Shqipëria feston 78-vjetorin e fitores mbi nazi-fashistët, Rama uron: Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Shqipëria feston 78-vjetorin e fitores mbi nazi-fashistët, Rama uron: Gëzuar Ditën e Çlirimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com