• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

600 bizneseve rrezikon t’u merret prona pasi rezultojnë debitorë ndaj OSHEE

by Java News
15/05/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që kanë shkelur kontratat me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të përballen me përmbaruesit. OSHEE i ka dërguar Gjykatës Administrative kërkesat për ekzekutim nga përmbarimi të sekuestrimit të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme për bizneset debitore.

Burime në Gjykatën Administrative thanë për gazetën se nga OSHEE janë paraqitur kërkesa për ekzekutim nga përmbarimi për 600 biznese debitore. Debitë e biznesit janë në vlerën e 2 milionë dollarëve. Bizneset nuk i janë përgjigjur afatit të vendosur nga Ministria e Energjetikës për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, pak ditë më parë u bëri apel bizneseve që kanë shkelur në mënyrë të njëanshme aktmarrëveshje, të shlyejnë detyrimet, në rast të kundërt ndaj tyre do të vendoset barra hipotekore, e cila ndalon transferimin e pronësisë pa likuiduar detyrimet ndaj Operatorit të Shpërndarjes.

Aktualisht, në aktmarrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura janë 20 mijë biznese, që kanë qenë të rregullt me këstet dhe faturën koherente të konsumit mujor të energjisë elektrike. Janë 4097 biznese, që kanë paguar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga fatura e konsumit të energjisë elektrike, por nuk kanë paguar kamatëvonesat.

Për këtë kategori debitore, që është biznesi i vogël, OSHEE ka miratuar skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës 100 lekë për rastet kur është lidhur një aktmarrëveshje. Është edhe një kategori tjetër e biznesit, që kanë një vlerë detyrimi deri në 5000 lekë për faturat e energjisë dhe më të larta se 5000 lekë për kamatëvonesat. Për këtë kategori, reduktimi i kamatëvonesës do të kryhet kundrejt pagesës 1000 lekë.

Kësaj kategorie, të cilët i kanë paguar detyrimet deri në fund të vitit 2014, OSHEE i ka ofruar skemën e reduktimit të kamatëvonesave kundrejt lidhjes së një aktmarrëveshjeje. Biznesi debitor që nuk ka një aktmarrëveshje me OSHEE­-në ka afat deri në qershor për të lidhur kontratë për të përfituar ulje 50 për qind të kamatës.

Familjarët që janë debitorë kanë afat deri në muajin qershor të lidhin aktmarrëveshje për të përfituar nga ulja e kamatëvonesave.

Për të gjithë ata familjarë që paguajnë të gjitha detyrimet e papaguara, kamatëvonesa u reduktohet në masën 70 për qind. Afatet për lidhjen e kontratës deri më 30 qershor është edhe për familjarët që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Për këtë kategori, që lidhin për herë të parë aktmarrëveshjen, falen kamatat kundrejt pagesës 20 lekë për detyrimet e energjisë së papaguar deri më 30 nëntor 2015, duke e paguar me këste 1200 lekë në muaj dhe që respektojnë ripagesën deri në fund të vitit.

Deri më 30 qershor është afati edhe i amendimit të aktmarrëveshjes për familjarët që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Në rast se ata janë të rregullt me pagesat e kësteve të energjisë së papaguar dhe i paguajnë rregullisht, u falen kamatat në fund të vitit në masën 10 lekë.

Sipas OSHEEsë deri më 30 qershor është afati i rregullimit të kontratave provizore për familjarët dhe biznesin. Ndryshimi i kontratës nga provizore në definitive është pa pagesë. Pas këtij afati, abonentët familjarë paguajnë 7 mijë lekë, kurse biznesi 14 mijë lekë.

KONTRATAT E REJA SKEMA PËR FAMILJARËT

Deri më 30 qershor është afati i skemës së reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës 20 lekë të familjarëve me ndihmë ekonomike, të cilët do të lidhin rishtas kontratë me OSHEE­në për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në nëntor të 2015­, me këste 1200 lekë në muaj dhe që do të respektojnë ripagesën deri në dhjetor të 2016­s. Deri më 30 qershor është afati i skemës së ripagesës së detyrimeve të familjarëve për të përfituar ulje në masën 70 për qind të kamatëvonesës, në rast të pagesës së menjëhershme të detyrimeve të prapambetura.

DOKUMENTET PËR KONTRATËN

Paraqitja në sportelet e OSHEE­së për përditë­ simin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike • Kopje të librezës ose faturës së fundit të energjisë elektrike.

Kopje e kartës së identitetit të mbajtësit të kontratës së energjisë

Kopje e certifikatës familje

Dokumentin e përfitimit të ndihmës ekonomike

Foto e matësit në rast se ka matës të instaluar

Foto e objektit

Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit

SKEMA PËR BIZNESIN

Deri më 30 qershor është afati i skemës së ripagesës së detyrimeve të biznesit për të përfituar ulje në masën 50 për qind të kamatëvonesës, në rast të pagesës së menjëhershme të detyrimeve

DOKUMENTET PËR KONTRATËN

Paraqitja në sportelet e OSHEE­së për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike

Kopje e librezës ose faturës së fundit të energjisë

Kopje e regjistrimit të biznesit në QKR dhe NIPT­i

Kopje e kartës së identitetit të administratorit

Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit

Kopje e projektit elektrik

Në rast se mbajtësi i kontratës së energjisë elektrike ka marrë ambientin me qira, kopje të kontratës të qirasë, bashkëngjitur dhe dokumentin e pronësisë së objektit. / Panorama

Next Post

De Niro planifikon të ndërtojë një hotel në Londër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In