• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

60-vjetori i themelimit të BE-së, liderët europian deklaratë të përbashkët

by Java News
25/03/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Krerët e qeverive dhe vendeve të BE-së në një ceremoni festive nënshkruan deklaratën e përbashkët me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës, për një të ardhme të përbashkët në unionin europian. Me këtë deklaratë përforcohet bindja e një të ardhmeje të përbashkët në unionin europian. Edhe presidenti Trump e uroi Bashkimin Europian në 60-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet angazhimi i përbashkët për “liri, demokraci dhe shtetin ligjor.”

Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian, hedh hije mbi këto festime, por kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk pret largime të tjera nga unioni. Merkel thotë, se Brexit nuk do të imitohet nga të tjerë. “Vende të caktuara sigurisht kanë përfytyrime të ndryshme, se si duhet të formësojmë të ardhmen, por në përgjithësi rruga është e qartë: Më shumë bashkëpunim në politikën e mbrojtjes, mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, luftimin e terrorizmit islamist dhe bashkëpunim për gjithçka na bën të suksesshëm për sigurimin e vendeve të punës për fëmijët dhe nipërit e mbesat tona”, tha Merkel për gazetën “Passuer Neuer Presse” dhe “Donaukurier”.

As presidentja lituaneze,Dalia Grybauskaite nuk i trembet shpërbërjes së mëtejshme të BE-së “Ka 60 vjet që Europa, megjithë vështirësitë, me të cilat është konfrontuar, ka qenë në gjendje të gjejë kompromise e zgjidhje për t’i kaluar vështirësitë”, tha ajo për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa. Brexit nuk do të ketë ndikime substanciale në BE, tha ajo.

Për të mërkurën Britania e Madhe ka bërë të ditur, se do të dorëzojë kërkesën për largimin nga BE. Por Merkel nuk mendon, se kjo do të prishë festimet. “E dinim që kjo letër do të vinte, nuk luan ndonjë rol. Shtetet anëtare, që duan të shohin së bashku drejt së ardhmen, mund edhe të festojnë së bashku.”

Samit i posaçëm

Të shtunën krerët e qeverive dhe vendeve të 27 anëtarëve të BE-së takohen në Romë në një samit të posaçëm për të festuar nënshkrimin e Marrëveshjeve të Romës para 60 vjetësh, në mars 1957, marrëveshje që u bënë edhe baza e Bashkimit Europian. Në samitin e posaçëm të shtunën në kryeqytetin italian, krerët e qeverive dhe vendeve të BE-së nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për strategjinë e Bashkimit Europian për 10 vitet e ardhshme, e njohur si “Axhenda e Romës”. Për deklaratën e Romës ka kundërshtime lidhur me politikën sociale, por edhe termin e ri të një Europe të shpejtësive të ndryshme. Kancelarja Merke është ajo që kërkon që shtete të caktuara të ecin më shpejt me integrimin, nëse bien dakord, por ka kundërshtime. Polonia i trembet një Europe me dy klasa.

Por megjithë kërcënimet për të bllokuar deklaratën e përbashkët të BE-së, nuk priten përplasje në Romë. Polonia ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga bllokada e saj, dhe se do të nënshkruajë deklaratën, pasi uniteti i BE-së ka rëndësi prioritare, ka thënë kryeministrja, Beata Szydlo. Edhe Greqia e mbështet deklaratën. Më parë politikanët grekë kishin kërkuar që të mos nënshkruhet deklarata, sepse kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga ky vend një liberalizim të gjerë të tregut të punës.

Sipas kancelares gjermane, puna e Bashkimit Europian në vitet e ardhshme do të përqëndrohet në dy drejtime. “Nga njëra anë kemi negociatat e daljes së Britanisë së Madhe nga unioni, dhe nga ana tjetër përpjekjet për të aftësuar sa më shumë për të ardhmen e përbashkët 27 vendet anëtare.” DW

Next Post
Mandati i Totozanit në fund, Kuvendi çel procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri

Vetting-u/ Vetëm 64 nga 164 aplikantë rikthehen te Avokati i Popullit për të plotësuar dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In