• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

60 mjeshtra dhe 100 çirakë në kantieret e trashëgimisë! Kumbaro: Detyra e tyre është që t’i japin jetë gurit e drurit

by A R
13/12/2016 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detyra e këtyre mjeshtrave është që t’i japin jetë gurit, drurit dhe çdo materiali që ata prekin”– tha ministrja Kumbaro në nënshkrimin e memorandumit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes”, i cili është një program  që aftëson mjeshtrat por edhe praktikantë (çirakë) të rinj në ndërhyrjet e mirëmbajtjes në ndërtesat e trashëgimisë kulturore.

Në mjediset e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” financuar nga GIZ dhe SIDA, i cili i hap rrugë zbatimit të kursit profesional 6-mujor “Mjeshtëritë dhe teknikat tradicionale në ndërtim.
Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës të Gjirokastrës, Beratit dhe Korçës janë partneret e ketij projekti të ri në aftësimin e profesionistëve te mjeshtërisë se restaurimit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Drejtorja ekzekutive e CHwB Albania, Lejla Hadzic, Drejtoresha e Institutit te Monumenteve te Kultures, Arta Dollani, Drejtor i Politikave të Arsimit, Formimit Profesional & Kualifikimeve në MMSR, Albin Gega, si dhe partneret e që e mbështesin këtë projekt, Ambasadori i Suedisë, Ambassador Johan Ndisi dhe zëvendësambasadorja e Gjermanisë, Anke Holstein.

“E konsideroj shumë të rëndësishëm këtë projekt, i cili nuk është i pari në bashkëpunimin me CHwb dhe në këto tre vjet mbi të gjitha kemi gjetur te kjo organizatë një aksioniste të terrenit, “- u shpreh Kumbaro.

“Është shumë e rëndësishme të thuhet se trashëgimia kulturore kombinon të drejtën për kulturë dhe të drejtën për zhvillim. Jam i lumtur për përçimin e dijeve nga mjeshtrat e vjetër tek ata të rinj që punojnë në këto site të trashëgimisë_- tjha ambasadori suedez në Shqipëri, Johan Ndisi .

Programi “Aftësi për Punësimin e së Nesërmes” (“APN”) është një program shumë i nevojshëm për të aftësuar mjeshtra por edhe praktikantë (çirakë) të rinj në ndërhyrjet e mirëmbajtjes në ndërtesa të trashëgimisë kulturore. Tregu i sotëm nuk ka njerëz të kualifikuar specifikisht në këtë fushë sa delikate po aq edhe të nevojshme. Mjeshtërit e të ashtuquajturave “Atelie” (institucionet qe merreshin me punimet e mirëmbajtjes dhe ato restauruese para viteve ’90), ende të aftë për punë janë shumë të paktë dhe aftësitë e tyre nuk njihen e vlerësohen në treg. Nga ana tjetër mjeshtritë e vjetra po humbasin pasi nuk ka asnjë program ku të rinjtë të mund të mësojnë nga mjeshtrat me përvojë, gjithashtu kompanitë që sot operojnë në fushën e restaurimit jo gjithmonë kanë të punësuar njerëz të kualifikuar në këtë fushë.
Krahas hapjes për të parën herë të Masterit per Restaurim në bashkëpunim me Universitetin Politeknik, krijimi i një projekti të tillë formimi jo vetëm do të aftësojë kandidatët për ndërhyrje në ndërtesa historike, gjë që do të përmirësojë cilësinë e punimeve në këto objekte, por edhe do të krijojë vende të reja pune për mjeshtrat me eksperiencë, si edhe për praktikantët e rinj që do të kualifikohen në këtë fushë.
Qëllimet kryesore të këtij programi janë ruajtja e mjeshtërive dhe teknikave tradicionale, kualifikimi i personave që operojnë në këtë fushë, rritja e cilësisë së punimeve (sipas standarteve të restaurimit dhe konservimit) si dhe më shumë
mundësi punësimi për të rinjtë dhe emigrantët që vendosin të kthehen për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

Next Post
Profesioni i pabesueshëm i viteve të fundit: Saddami shkruante

Profesioni i pabesueshëm i viteve të fundit: Saddami shkruante

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com