• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

6 vite burg për ish efektivin e policisë që tentoi të grabiste taksistin (VIDEO)

by Java News
25/09/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës përfundoi në dy seanca gjyqësore gjykimin ndaj një ish-efektivi policie, të akuzuar për tentativën e grabitjes së një taksisti me armën e shërbimit. I pandehuri Eduart Budini, 30 vjeç, ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, u shpall i fajshëm për “vjedhje me armë”, mbetur në tentativë dhe u dënua me 9 vjet burg.


Ai përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se dosja u gjykua me kohë të shkurtuar. Budini u identifikua si autor i ngjarjes në shkurt të vitit 2016, kohë kur Policia e Tiranës publikoi në media pamjet filmike të tentativës së grabitjes dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve.

Gjithë ngjarja kriminale ishte filmuar nga një kamera e instaluar në kabinën e autoveturës taksi, e cila i kishte filmuar fytyrën dhe veprimet e tij.

Pas arrestimit dhe gjatë gjykimit, ai pranoi të ishte autor i tentativës së grabitjes, por se të gjitha veprimet e tij kishin ndodhur nën efektin e alkoolit dhe nën gjendje të rënduar psikologjike për shkak të ndarjes nga gruaja.

Ai shprehu pendesë për përdorimin e armës së shërbimit dhe theksoi se pas ngjarjes kishte shkuar te vendi i taksive për t’i kërkuar falje shoferit por, nuk e kishte gjetur. Budini e ka ankimuar në Apel vendimin ndaj tij.

Sipas vendimit të shpallur nga një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, mesditën e 9 nëntorit 2015, i pandehuri Budini ka marrë një taksi pranë qendrës së Tiranës, ku i ka kërkuar drejtuesit të saj ta çonte në zonën e Yzberishtit.

Gjatë rrugës, ndërmjet të pandehurit dhe shoferit të taksisë janë zhvilluar biseda të zakonshme, gjatë të cilave i pandehuri ka gënjyer, duke paraqitur të dhëna të ndryshme për vete, si dhe është munduar t’i shmanget shikimit të të dëmtuarit nëpërmjet pasqyrës së brendshme të kabinës së mjetit.

Në Yzberisht, pasi e ka orientuar shoferin të ndalojë në një rrugë të paasfaltuar, i pandehuri ka nxjerrë armën tip pistoletë, duke ia drejtuar shoferit në shpatullën e djathtë.

Ndërsa, me dorën e majtë ku mbante veshur një dorezë të zezë, e ka shtrënguar fort në qafë.

Këto veprime i pandehuri i ka kryer të shoqëruara me shprehjen “të mos bënte asnjë lëvizje dhe t’i jepte shpejt lekët se sapo kishte dalë nga burgu”.

Shoferi i ka lënë në dorë shumën që kishte dhe ka refuzuar t’i jepte unazën që kishte në gisht. Në këtë moment, shoferi u ka thënë dy kalimtarëve të njoftojnë policinë, ndërsa i pandehuri ka futur armën në brez dhe është larguar duke ecur normalisht./panorama/a.k

Next Post
MotoGP: Spanjolli Marc Marquez (Honda) fiton në Aragon, shkëputet në kryesim

MotoGP: Spanjolli Marc Marquez (Honda) fiton në Aragon, shkëputet në kryesim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

July 14, 2026
Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

July 14, 2026
“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

July 14, 2026
Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

July 14, 2026
Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

July 14, 2026
“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Ulsi Manjën: Më jep fjalën ose po largohem…

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In