Goditet grupi kriminal në Spanjë. Autoritetet vendase kanë arrestuar gjashtë shqiptarë gjatë një operacioni të zhvilluar në La Mora-Tarragona.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë sekuestruar pajisje të shumta që shërbenin për mirëmbajtjen e infrastrukturës për kultivimin e marijuanës.
Policia bëri me dije se në La Mora u zbulua një banesë ku kultivohej kanabisi dhe gjithashtu një tjetër u zbulua në Valls.