• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 senatorë letër Sekretarit të Shtetit: Sorosi financoi një reformë kontradiktore në Shqipëri

by A R
15/03/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë senatorë amerikanë i kanë dërguar në 14 mars një letër Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson ku shprehin shqetesimet e tyre për zhvillimet në Ballkan. Në letër ata kërkojnë prej tij të hetojë menjëherë mënyrën se si po përdoren fondet amerikane duke favorizuar grupime të majta, veçanërisht në Maqedoni dhe Shqipëri, ku sipas senatorëve këto para, nëpërmjet fondacionit SOROS po shkojnë për mbështetjen e grupeve politike të majta. “Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë. Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare”, – thuhet ndër të tjera në letrën e nënshkruar nga Senatorët Republikanë Mike Lee, James Inhofe, Thom Tills, Ted Cruz, David Perdue dhe Bill Cassidy. Kjo lëvizje e tyre duket se është rezultat i lobimit që kreu i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu ka realizuar prej të paktën dy javësh me ta, patur parasysh edhe faktin që gjatë vizitës së tij në SHBA, Mediu zhvilloi një takim edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Tillerson.

Letra e plotë e 6 Senatorëve amerikanëve

I dashur Sekretari Tillerson,
Urime për detyrën si Sekretar i Shtetit. Ne presim me padurim të punojmë me ju për shumë çështje të politikës së jashtme me të cilat do të përballet vendi ynë në vitet që vijnë.

Siç jeni pa dyshim në dijeni, Maqedonia i ka hyrë procesit të ndërtimit të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016. Fatkeqësisht, kemi marrë raporte të besueshëm se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA atje ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake në Maqedoni, duke ndikuar edhe në krijimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile, shpesh duke favorizuar grupe politike me prirje nga e majta, para të tjerëve. Këto raporte i konsiderojmë dekurajues dhe, nëse janë të vërtetë, shumë problematikë.

Ambasadorit amerikan në Maqedoni i janë dërguar disa letra, me të cilat kërkohen shpjegime për rolin që Misioni i SHBA në Maqedoni luan në shpërndarjen e ndihmës amerikane atje, në peizazhin politik shpeshherë të trazuar maqedonas dhe në formimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile në Maqedoni. Përgjigjet për këto letra nuk na e kanë lehtësuar shqetësimin.

Një pjesë e mirë e aktivitetit shqetësuar në Maqedoni është vënë në lëvisje përmes fondeve të USAID-it, dhënë organizatave të tilla si Open Society Foundations të George Sorosit. Si marrës i shumë granteve e duke shërbyer si kontraktor i USAID-it në implementimin e projekteve në këtë vend të vogël me 2.1 milionë banorë, ndihma jonë e jashtme, e financuar nga paratë e taksapaguesve, shkon shumë larg, duke lejuar që Fondacioni Open Society Macedonia (FOSM) të zhvillojë një axhendë majtiste dhe të gjallërojë të majtën politike. Ndihma jonë e jashtme ekonomike duhet të përdoret në promovimin e një axhendë politike vetëm nëse është interesin ekonomik apo të sigurisë të vendit tonë, madje edhe në një rast të tillë duhet të jemi të kujdesshëm e të tregojmë respekt. Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në promovimin e politikave që që mbeten kontradiktore edhe në vendin tonë dhe që kanë potencialin për të dëmtuar marrëdhëniet tona me qytetarët e vendeve të tjera.

Ky problem nuk kufizohet vetëm në Maqedoni, por duket se ka një model aktiviteti alarmues në rajonin e paqëndrueshëm. Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxistin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t’i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.

Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese që kjo sjellje është bërë dominuese në shumë nga ambasadat tona, misionet e USAID dhe diplomatike kudo në botë. Përherë e më tepër, liderë të huaj që vijnë në Ëashington na kanë shprehur shqetësimin se si fondet e taksave amerikane po përdoren në mënyrë joproduktive në vendet e tyre. Situata në Shqipëri e Maqedoni është shembull i qartë i kësaj, por kemi pasur shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

Ju kërkojmë me respekt që të përdorni autoritetin tuaj për të investiguar të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment kritik, në fillimin e administratës së re, për të shqyrtuar se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë që të ndalim aktivitete që nxisin trazira politike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare.

Presim të vazhdojmë punën me ju në të ardhmen dhe shpresojmë të nisim një marrëdhënie dëshire reciproke për përgjegjësi dhe transparencë në programet tona diplomatike dhe të ndihmave./BW

Next Post
Basha: Nuk u befasova nga ndryshimet në qeveri, shkak i luftës mes bandave

Basha: Qeveria e shndërroi vendin në hambar droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgëzime shtetit tim për miratimin e IBAR

Përgëzime shtetit tim për miratimin e IBAR

May 31, 2026
Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel

Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel

May 31, 2026
Kompania e re publike “Albanian Digital Solutions”, Rama: Kemi nevojë të shfrytëzojmë kapacitetet e reja të teknologjisë

Kompania e re publike “Albanian Digital Solutions”, Rama: Kemi nevojë të shfrytëzojmë kapacitetet e reja të teknologjisë

May 31, 2026
Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në rreth-rrotullimin e Kolonjës, plagoset një grua

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në rreth-rrotullimin e Kolonjës, plagoset një grua

May 31, 2026
Papa Leo thirrje për paqe në zonat e shkatërruara nga lufta: Të dëgjojmë britmën e të pafajshmëve

Papa Leo thirrje për paqe në zonat e shkatërruara nga lufta: Të dëgjojmë britmën e të pafajshmëve

May 31, 2026
Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions League/ Arrestohen 416 persona, 7 policë të lënduar

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions League/ Arrestohen 416 persona, 7 policë të lënduar

May 31, 2026
“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”/ Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”/ Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

May 31, 2026
Protesta në Zvërnec/ Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës

Protesta në Zvërnec/ Arrestohet punonjësi i sigurisë që goditi qytetarin, në hetim gjithë zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës

May 31, 2026
BE shtrëngon rregullat për emigrantët, Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin nis zbatimin më 12 qershor

BE shtrëngon rregullat për emigrantët, Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin nis zbatimin më 12 qershor

May 31, 2026
Iranian apo rus? Ky është droni i ri i përdorur nga Kremlini, që alarmoi Evropën pas shpërthimit të tij në Rumani

Iranian apo rus? Ky është droni i ri i përdorur nga Kremlini, që alarmoi Evropën pas shpërthimit të tij në Rumani

May 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In