• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 qytetarë marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Misioni, ta çojmë Shqipërinë përpara

by A R
18/06/2024 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë qytetarë morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni betimi në bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me dokumentin e nënshtetësisë ata i bashkohen një skuadre me një mision të përbashkët.

“Jam vërtet i nderuar që sot i bashkohen skuadrës sonë 6 qytetarë të rinj shqiptarë. Secili prej nesh kontribuon si pjesë e kësaj skuadre, pavarësisht se ku është, pavarësisht se çfarë profesioni ka. Sot 6 qytetarë të rinj që i bashkohen kombësisë shqiptare, janë pjesë e kësaj skuadre si kontribues ndër vite, që tashmë do kenë edhe dokumentin identifikues të pasaportës së Republikës së Shqipërisë. Bashkohemi me një mision dhe bashkimi me këtë mision kërkon që secili prej nesh të jetë kontribues”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se sot kombi ynë është në ditët e veta më të mira.

“Kombi ynë sot po jeton ditët e veta më të mira. Pyetja që kemi është: si mund të bëhen edhe më të mira, si mund të kontribuojmë më shumë? Sot planin tonë për ditë më të mira mund ta prishim vetëm vetë”, deklaroi Veliaj.

Duke përmendur disa nga arritjet e Tiranës në vitet e fundit, Veliaj u ndal te viti i kaluar kur Tirana ishte “Qyteti Europian i Sportit”, ku theksoi se ia ka vlejtur investimi në këtë fushë, për të prodhuar dy super skuadra që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare.

“Jam shumë entuziast këtë vit. Tirana është kryeqendra e gjithë Ballkanit. Ne kemi Presidencën e B40. Vitin tjetër do jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, do të ketë aktivitete pafund në Tiranë. Do mbarojmë Teatrin e Ri, do ketë shumë punë të tjera të bukura. Vjet ishim Kryeqyteti Europian i Sportit. Ia vlejti gjithë ai investim në sport. Po çojmë një super skuadër në Gjermani dhe po çojmë një super skuadër Olimpike në Paris. Me shpresë edhe aty do kemi disa lajme të mira. Parvjet ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë. Po punojmë gjithë verën edhe për Qytetin Studenti”, shtoi Veliaj.

Next Post
Rama dhuron gjak dhe apelon: Ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për…

Rama dhuron gjak dhe apelon: Ndihmë për ata që kanë nevojë, por edhe ripërtëritje për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In