• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 mujori i parë i 2018, KLSH: 100 mln euro vlera e dëmit, si pasojë e shkeljeve të kryera nga qeveria e bashkitë!

by Java News
07/08/2018 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi 100 milionë euro. Shifrat bëhen të ditura në Buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar – qershor 2018. KLSH thotë në raport se nga auditimet gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:

– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro.

-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801 mijë lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro.

Në shkeljet me dëm ekonomik (shpenzimet), në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në vlerën e përgjithshme prej 21,966 mijë lekë, ku pjesa më e madhe i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367 mijë lekë.

Në fushën e prokurimeve,shkeljet ishin në vlerën e përgjithshme prej 520,835 mijë lekë, ku shkeljet më të mëdha ishin në Bashkitë Këlcyrë dhe Vlorë, me përkatësisht 37.4 dhe 29.3 milionë lekë.

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi ishte në shumën e përgjithshme prej 167,741 mijë lekë, ku dëmin më të lartë e ka Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vlerën 156,969 mijë lekë, nga të cilat:

– 132,465 mijë lekë, si pasojë e likuidimeve më tepër nga mos reflektimi i çmimeve të ulura të barnave në kundërshtim me pikën nr.7 të VKM nr.380 datë 25.05.2016;

– 23,453 mijë lekë, si pasojë e mos përfshirjes së vlerës për 2045 seancave dializë për pacientë të cilët tejkalonin 13 seanca/muaj përfituar padrejtësisht prej 2 spitaleve privatë “H.S” dhe “A.S”;

– 825 mijë lekë, si pasojë e pagesave të barnave me formëdozë mbi përcaktimet në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR);

– 226 mijë lekë, si pasojë e penaliteteve të pazbatuara për furnitorin për shkelje të afatit të lëvrimit të mallrave

Në sektorin e Tatim – Taksave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 146,687 mijë lekë, ku nivelin më të lartë e ka OSHEE në vlerën 38,245 mijë lekë, si pasojë e mos regjistrimit të përfaqësuesit tatimor si dhe faturimit të TVSH-së me auto fature, ka sjell shmangien e tatimit në burim për subjektin “X…AG”.

Në sektorin e doganave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 591,350 mijë lekë.

Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 2,113,750 mijë lekë. Dëmin më të lartë e ka KESH sh.a, në vlerën 1,582,301 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga Shoqëria “KESH” sh.a kompanive E…, G…., A…. dhe G… me çmimin e blerjes së energjisë nga shoqëria “OSHEE” sh.a nga këto kompani (KLSH nuk i bën emrat e kompanive publike).

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi është në shumën e përgjithshme prej 287,069 mijë lekë.

KLSH thekson se ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime, në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 3,482,319 mijë lekë.

KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave, me dëm 2.8 mld lekë. Dëmi më i lartë është nga Bashkia Kamëz, në vlerën 487,395 mijë lekë, si pasojë e mos fillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mos arkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.

Për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e shpenzimeve, dëmi ishte 6.4 mld lekë.

MONITOR/ma.me

Next Post
Zhduket pa gjurmë sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit

Zhduket pa gjurmë sulmuesi që i shënoi 6 gola Luftëtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

Trump kërcënon Iranin: Do godasim urat dhe termocentralet nëse nuk i riktheheni negociatave

July 15, 2026
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

July 15, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Opozita duhet të sillet si qeveri për integrimin

July 15, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Shqipëria mbyll 3 kapitujt, Vangjeli: Klithmë qortimi për politikën vendase të ndarë

July 15, 2026
Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In