• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjashtë muaj para zgjedhjeve parlamentare… kjo është gjëndja e mjeruar e PD-së në bazë dhe degë

by Java News
15/12/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forca më e madhe politike në vend 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve ende nuk ka gati strukturat e saj në bazë. Nga jugu në veri, ka përplasje të brendshme, konflikte, përçarje por edhe një ç’organizim të organizuar.

Përgjegjësit mund të jenë disa, që nga baza deri tek veprimet e Lulzim Bashës, por kjo ka pak rëndësi, faktet janë fakte. Situata duket alarmante dhe askush nuk po reagon që ta përmirësoje për të pasur një makine elektorale fituese.

Në qarkun Vlorë së fundi në Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Hiramrë po behen zgjedhjet. Himara ka tani një kryetar më 27% të votave të delegatëve të PD. Pra 1/3 e përqindjes që ka PD në këtë bashki. Në Selenicë, përçarje dhe heqje emrash, në Bashkinë Vlorë pas dy rioganizimeve nga Enkelejd Alibeaj dhe Arben Ristani, vjen “puna” e Flamur Nokës. Dega e Vlorës po katandis gjysma e asaj që ka qenë në ditën më të zezë. Duke llogaritur edhe kalimin e çamëve me PS, rezultati ka shumë gjata të jetë si në 2013 pse jo dhe më i dobët.

Në qarkun Gjirokastër ka përplasje të forta në kryesi, për shume kohë gjysma e kryesisë ka bojkotuar mbledhjet. Roland Bejko kreu i degës është rikthyer në detyrë në opozitë, por Gjirokastra duket ende tokë pa prodhim për demokratët. Lazarati nuk mjafton. Në këtë qark ku përfshihet edhe Tepelena dhe Përmeti, PD ka probleme të forta organizimi. Përtej përplasjeve të grupeve të brendshme problem janë edhe vetë këto zona me profil të majtë politik.

Në Berat, PD po mbyll një proces riorganizimi. Një degë ku PD ka humbje sistematike. Edhe ky qark ku përfshihet Skrapari dhe Ura Vajgurore janë zona ku PD shkon jo me shumë se 30%. Probleme në degën kryesore, por edhe në ato më të vogla. Genc Pollo ka lënë pas një tokë të djegur. Me heqjen e një mandati për PD behët edhe më e vështirë.

Në Fier, PD duket si një bakllava e ndarë në thela. Votat e çamëve pritet të jenë vendimtare, kalimi i tyre majtas, me një degë ku PD nuk merr dot 25% të votave politike, debate, përjashtime e konflikte të brendshme fushata dhe rezultati ne përfundim duken të frikshme.

Në Durrës prej muajsh e muajsh PD nuk ekziston. Shkarkohet kryetari, ndahet dega, tani ska as zgjedhje. Ribashkohet dega emërohet kryetar i ri, pa kryesi. 3 apo më shumë klane që përplasen. PD në Durrës është në ditën e saj më të zezë.

Në Elbasan, dega ka një kryetar që e ka pasur deputet, por edhe drejtues në opozitë. Në zgjedhjet e fundit rezultati ishte më shumë se i turpshëm. Po të kemi parasysh votat e PDIU dhe peshën në Peqin, PD rrezikon jo pak. Kjo sepse PD ka aleatë të dobët kurse LSI dhe PDIU do përplasen duke mbudhur thesin me vota. Opozita ne Elbasan, Peqin, Librazhd e Prenjas ka struktura mjaft të dobta, jo me probleme publik sa në shumë degë të tjera por organizimi i saj sidomos në Elbasan është mjaft i dobët.

Në qarkun Korçë, dega më e madhe ajo e bashkisë me të njëjtin emër është problemi kryesor. Dega është thuajse e shpartalluar. Një kryetar dhe një kryesi inekzistente. Totalisht në gjumë pa asnjë aktivcitet politik. Gjysma e strukturave në bazë nuk funksionojnë, shumica e drejtuesve janë për “turizëm” politik. Vetë kryetari ka pasur akuza të forta për korrupsion. Në zgjedhjet e fundit lokale PD pati përfaqësimin më të ulët historik. PD aktualisht drejtohet nga një ish-kryetar i PDR. Ndërhyrjet e Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit e kanë përçarë më tej. Atje ekzistojnë të paktën tre klane, më i dobti është ai i kreut të degës, organizimi nuk ekziston në degë. Korça mund të jetë shembulli më i mirë sesi një degë e PD mund të shpartallohet pa zhurmë, mjafton të zgjedhësh kryetar “vëllain” e Niko Peleshit në krye të degës.

Në Devoll ka probleme të forta drejtues grupseksionesh dhe seksionesh kanë ikur me LSI dhe PDIU. Kryebashkiaku Bledar Nallbati “flirton” me qeverinë. Së fundi ka marrë një fond qindra milionë lekë për një pedonale. Negociatori i tij dhe zv/kryeministrit Peleshi dyshohet të jetë një ish drejtor i lartë i qeverisë Berisha që u përjashtua për korrupsion dhe afera. Së fundi bereqeti i pushtetit të Berishës dhe flirtet me Peleshin po i sjellin HEC-e në veri të vendit.

Në Pogradec ska degë. Kryetari u shkarkua edhe pse fitoi zgjedhjet. Kryebashkiaku Eduard Kapri ka përplasje me degën e PD. Ai vjen vetë nga e majta dhe u sponsorizua në atë bashki nga Fahri Balliu, pasi ja refuzoi Ilir Meta si kandidat për bashkinë e këtij qyteti. Pogradeci është një bastion i LSI ku PD shpesh rrezikon të shkojë forcë e tretë.

Në qarkun e Dibrës analiza nuk ka asnjë vlerë. Zgjedhjet lokale të pak muajve më parë flasin vetë. PD ska degë dhe as organizim. Strukturat janë të braktisura dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Dibranët demokratë janë haruar totalisht nga qendra. PD dhe Basha ju ka mbyllur derën.

Në Kukës është një qark ku tani do ketë vetëm 3 deputetë një peshë shumë e vogël. PD mund të ketë probleme dhe përplasje me kryebashkiakun por sërisht në këtë qark demokratët fitojnë një mandat më shumë.

Në qarkun e Shkodrës, bastionin e PD, kemi një opozitë në pushtet, por një opozitë të përçarë dhe me probleme. Zgjedhja e Ramiz Çobajt ka sjellë jo pak probleme. Sikur të mos mjaftonte Çobaj, nga pas vjen zgjedhja e Voltana Ademit. Kjo e fundit nuk pyet degën e PD për punësimet, PD kërkon më shumë hapësirë. Beteja Ramiz Çobaj – Voltana Ademi çdo ditë klanizon opozitën. Këtu ka dhe një faktor tjetër mjaft të fortë, zë kritik ndaj Bashës por një zë edhe më i ashpër me Ramën dhe qeverinë. Jozefina Topalli duket se qëndron e heshtur, por pesha e saj në Shkodër është ende e madhe. Në këtë zonë mund të thuhet se janë tre rryma që veprojnë. Malsia e Madhe ka jo pak probleme pas shkarkimit të kryetarit dhe riorganizimit, Puka në thesin e votave edhe e mesatarizuar të jetë nuk ndikon.

Në qarkun e Lezhës, po përpiqen që gjërat  ti mbajnë në heshtje. Një degë me probleme dhe një kundërshtar të egër dhe të kriminalizuar. PD ka bashkinë dhe jo pak pakënaqësi. Individë nga Tirana po luftojnë të kapin drejtimin e saj. Duket më ndryshe se në degët e tjera të Shqipërisë, por  kjo nuk është garanci për fitore.

Tirana, është thesi i madh i mandateve. Një thes që PD e zbraz pa ndalim. Degë ku kryetarët janë zgjedhur me përplasje. Shumë prej tyre janë  inaktive, zonat elektorale nuk mbulohen. Kryetarët sapo kanë marrë detyrat thejsht bejnë mbledhje formale dhe raportimi dhe njohja e realitetit është shumë e dobët. Ndonjë tek-tuk përpiqet të shfaqet apo veprojë, në përfundim Tirana ka një mungesë të theksuar organizmi edhe pse është pranë qendrës. Kavajabastioni i PD-së, në zgjedhjet e fundit lokale dha një rezultat që as vetë socialistët nuk e besojnë, bashkimi i këtyre diferencave sjell jo pak probleme. Kamza dhe Vora duken më ndryshe, sistematikisht kanë sjellë vota për PD dhe nuk duket të ketë përplasje të forta apo klane që mund të ndikojnë negativisht.

Nga kjo analizë e mësipërme që verifikohet mjaft lehtë ka një përfundim. PD vuan nga përçarja në degë, mungesa e organizimit, apatia dhe vënia në shërbim të qeverisë, largime dhe dëbime diku. Një situatë që PD nuk e ka pasur as në vitin e saj më të keq 1997. Ndoshta sot PD është në ditën më të keqe për nga organizimi, veprimi dhe përfaqësimi elektoral nga baza në qendër.

Ndoshta taktika e Lulzim Bashës është ndryshe nga ajo e Berishës. Dje në opozitë punohej me bazën dhe strukturat, sot punohet me konferenca shtypi dhe përçarje nga organizimi në qendër.

Publikisht flitet dhe pretendohet për hapje, realisht e vërteta në bazë është shumë ndryshe. (Citynews)

Next Post
Studenti shqiptar kapet me kokainë në Britani, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg

Studenti shqiptar kapet me kokainë në Britani, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com