• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

6 muaj pa marrë rrogat, gazetarët e Agon Channel letër Bechettit

by Java News
29/09/2015 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punjonësit e Agon Channel, kameramanë, teknikë e operatorë i dërgojnë një letër pronarit të Agon Channel Francesco Becchettit ku i kërkojnë pagën që nga muaji maj e deri tani në muajin shtator. Letra është firmosur nga 26 punonjës të Agon Channel të cilët ia kanë dërguar Becchettit prej ditës së shtunë por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Pritet që një letër të ngjashme të dërgojnë edhe regjisorët dhe personeli i Agon Channel të cilët gjithashtu nuk janë paguar. Burime konfidenciale i thanë newsbomb.al se disa i kanë marrë lekët , “pikërisht rreth 7­8 vetë që Beccheti i ka paguar sa për të mbajtur transmetimin në televizion” dhe janë pikërisht personazhet që vazhdojnë të shfaqen në ekran, ndërsa pjesa tjetër, ndonëse ka vijuar punën me mirëbesim, ende nuk ka marrë asgjë. Në letër, punonjësit tashmë të mbetur trokë e pyesin Presidentin e Agon Channel nëse do paguhen dhe nëse ky televizion do ketë vazhdimësi.

“I nderuar Z.Francesco Becchetti, ju drejtojmë këtë letër për një arsye që tashmë nuk mund të vazhdojë të jetë jashtë vëmendjes tuaj. Në fund të muajit aktual, shtator 2015, bëhen plot 5 muaj rradhazi që ne nuk likujdohemi me pagën tonë mujore për punën e bërë pranë Agon Channel në pozicionet përkatëse. Jemi përpjekur të mirëkuptojmë faktin që ju nuk mund të jeni prezent gjatë procesit të dhënies së pagave për arsye të bëra tashmë publike, por te institucioni ku “na le në punë” janë ngarkuar ose të paktën kështu thonë, drejtorë e drejtoresha të cilët duhet që të paktën të na japin një përgjigje për pyetjet tona tashmë të përmuajshme “KUR DO TË PAGUHEMI?” dhe përgjigjia që pason çdo herë nga përgjegjësit e televizionit është “NUK E DIMË POR JU VAZHDONI TË PUNONI SEPSE ËSHTË E SIGURTË QË NJË DITË DO PAGUHENI”, thuhet ndër të tjera në letrën që punonjësit e Agon Channel i kanë dërguar Francesco Becchettit.

Punonjësit shprehin në letër se nuk kanë më besim te drejtuesit aktualë të televizionit dhe se kërkojnë një përgjigje personalisht prej tij.

“Shpresojmë që kjo letër të ketë efektin e dëshiruar tek ju. Ajo që kërkojmë është konkretisht paga e muajve maj, qershor, korrik, gusht e deri shtator 2015 por ajo që marrim është vetëm një përgjigje abstrakte me shpresë të lënë hapur në fund”, shkruhet në letër.

Next Post

Dritan Prifti: Deputetë të LSI kanë marrë para nga Ismailaj, kam transaksionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In