• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 milionë dollarë lobim për Berishën, Nuredin Seci thyen heshtjen: I dhashë paratë nga dashuria për…

by A R
02/05/2025 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

në “Opinion” një mesazh të Nuredin Secit, i cili është garantor i kontratës së lobimit në favor të PD-së në Washington.

“Zotëria më çon…Nuredin Seci, New Jersey. Përshëndetje, duke dëgjuar panelin tuaj sonte dua të bëj një sqarim për çështjen e PD-së në US si biznesmen shqiptaro-amerikan. Me dashuri të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë. Mbështetja që ka filluar të marrë nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës tonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona”, thuhej në reagimin e tij.

Më tej, thekson se nuk është i befasuar nga “sulmet e pabaza dhe përhapja e dezinformacionit nga individë dhe grupe që kundërshtojnë Presidentin Trump, një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri demokratike”.

“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marëdhënieve me qeverinë amerikane. Ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve dhe që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e Presidentit Trump dhe janë të gatshëm të avokatojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë. Si një person privat kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjerta publike siç nuk kam bërë për fondacionin që drejtoj, përmes të cilit ndihmoj familje me fëmijë të spektrit autik në Shqipëri. Përkatësisht në Tropojë e Tepelenë. Përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do vazhdojë pa ndërprerje. Zoti e bekoftë miqësinë mes dy vendeve”, përfundon Seci në mesazhin e tij.

Kujtojmë se marrëveshja në fjalë mban edhe firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit. Kontrata me vlerë 6 milion dollarë parashikon që fatura të paguhet nga Fondacioni shqiptaro-amerikan dhe që mund të ndërpritet që pas 3 muajve të parë nëse kërkohet nga PD. Në bazë të kontratës, kompania lobuese do të ofrojë krijimin e marrëdhënieve të Partisë Demokratike me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin amerikan për të lehtësuar zhvillimin e politikave të saj.

Për këtë kontratë, SPAK ka nisur verifikimet, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se është “100% e ligjshme”.

Next Post
U përjashtua nga vettingu, ish-prokurori që kandidon për PD: Kam informacione nga brenda PS…

U përjashtua nga vettingu, ish-prokurori që kandidon për PD: Kam informacione nga brenda PS...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

26 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, katër mbeten aktive, Dajti dhe Dibra zonat më problematike

August 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com