• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 miliardë USD-para ruse në RMV: Nga kanale të paligjshme, në Shqipëri nga Facebooku!

by Java News
25/03/2023 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 miliardë para ruse kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut përmes kanaleve të paligjshme e oligarkëve lokalë.

Sipas “Qendrës për Studimin e Demokracisë” me seli në Sofje, këto para kanë kaluar përgjatë një periudhe kohore prej dy dekadash, nga viti 2000 deri në 2020-tën.

Në analizën e saj të fundit mbi përhapjen e dezinformimit dhe destabilizimit të demokracive nga Moska në Europën Juglindore, qendra në fjalë pohon se vendi ynë fqinj ka qenë i ekspozuar ndaj një ndikimi shumë të fortë propagandistik rus sidomos vitet e fundit, e këtu ka ndihmuar shumë futja e parave të paligjshme të Moskës përmes partive politike, grupeve shoqërore dhe individëve me influencë, përmes të cilave siç thuhet në raportin e saj, Rusia arrin të ndikojë edhe në vendimet politike.

Edhe pse të dhënat nga kjo analizë tregojnë se Moska e ka zgjeruar mjaft rrjetin në Maqedoninë Veriore, jehona e saj mbetet sidoqoftë më e vogël se në Serbi dhe Bullgari- dy vende këto që konsiderohen si përçueset kryesore të propagandës ruse dhe zbatueset e ndikimit rus në rajon.

Në raport përcillet shqetësimi se teksa mesatarja europiane e infiltrimit të parave ruse ne flukset financiare dhe ekonomi është rreth 3.6 për qind të PBB-së, në Maqedoninë e Veriut ajo shkon në 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrat tregojnë se këtu, nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore (Ballkani Perëndimor plus Kroacia dhe Bullgaria), janë publikuar postime dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm ndërveprimesh nga ambasada ruse në profilin e Facebook-ut vitin e kaluar.

Facebooku është rrjeti social dominues në mbarë rajonin- nga 98 përqind e të gjithë trafikut të internetit në Shqipëri dhe 72 përqind në Kroaci. Në këtë platformë, vazhdon dokumenti, partitë e konsideruara pro Kremlinit në rajon shënonin pothuajse një milion ndjekës vitin e kaluar dhe më shumë 13. milionë ndërveprime.

Reagimin më të madh, përpjekjet ruse rezulton ta kenë pasur në rrjetet sociale në Bullgari, ku ambasada ruse ka dy herë më shumë ndjekës se të gjashtë ambasadat e tjera kryesore të huaja në vend./Tch

Next Post
Bashkëshortja e Granit Xhakës shpjegon pse burri i saj disa net nuk ka fjetur

Bashkëshortja e Granit Xhakës shpjegon pse burri i saj disa net nuk ka fjetur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com