Gjykata ka lënë në arrest shtëpi gjyqtaren Mimoza Margjeka, Arben Carën si dhe dy të tjerë të përfshirë në aktin korruptiv për të liruar një të arrestuar për 6 mijë euro. I vetmi që është liruar nga qelia është avokati Skënder Demiraj.
Avokati i gjyqtares, në përfundim të seancës është shprehur se vendimi ishte paracaktuar jashtë gjykatës.
“Seanca zgjati shumë , pati rrethana të reja, vendimi është marrë jashtë kësaj gjykate, Shkoni pyesni në SPAK, akuzohet për një shumë parash që nuk është sekuestruar. Nuk ka çështje. Ky proces nuk është ligjor. Kjo është pjesë që dëshmon se procesi ka ngarkesë tjetër jo ligjore. Çështja nuk ka prova, është marrë në mënyrë unanime nga 3 anëtarë, dhe procedohet vetëm një prej tyre”, u shpreh avokati.
/e.rr