A kishte kjo lidhje me Berishën?
Padiskutim. Ajo shënonte rikthimin e Sali Berishës si opozitar në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit ishin për opozitën një gjendje unike më e pazakonta. Opozita përballej me logon e vet të rrëmbyer nga qeveria me qëllimin ogurzi të mbajtjes gjallë të opozitës fallco por dështoi. Ato treguan se shqiptarët janë për një opozitë të vërtetë që duhet të bashkohet për të ecur drejt fitores. Isha i shqetësuar për logon, logo kishte mbështetjen që meritonte PD dhe bëra gjithçka te identifikoj veten time edhe pse aty ishte edhe LSI.
Edhe në këto zgjedhje edhe pse nuk u arrit fitore, u arrit një stacion i rëndësishëm për të ecur drejt fitores. Rama nga 6 marsi nuk ka qetësi, del i dridhur para kamerave.
Bojkoti
Elektorati i PD u mërzit nga logoja.U desh një punë intensive për t’u superuar ky problem.