• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 marsi i Bashës e Berishës si 30 qershori 2019

by Ylli Pata
15/02/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Qoftë një qytetar që nuk jeton në territorin e 6 bashkive ku votohet më 6 mars, apo edhe vetë banorët e këtyre zonave, njohin shumë pak garuesit për kryetarë, por nuk dinë thuajse asgjë mbi projektet apo idetë që ata kanë për të zhvilluar qytetet dhe fshatrat që janë në territorin e tyre.

Vërtetë, mandate i gjashtë kryebashkiakëve do të skandojnë për një vit, por ama ata që zgjidhen pas afro 3 javësh, mund të krijojnë gjasat që të rikandidojnë lirshëm në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023.

Përse ndodh kjo? Ndërkohë që mazhoranca ka një përtesë të dukshme për të nxehur motorët e saj elektorale e propagandistikë, nga ana e Partisë Demokratike dhe grupit të Sali Berishës, i cili është strehuar nën siglën e LSI, ka vetëm një betejë politike mes palëve. LSI, PDK apo partitë e tjera, thuajse nuk zhvillojnë asnjë aktivitet, ndërkohë që panelet e darkës, deri tani nuk kanë bërë asnjë emision në lidhje me përballjet e 6 marsit, ku të gjashtë bashkitë, po sidomos 2 prej tyre janë shumë të rëndësishme; Durrësi dhe Shkodra, të cilat janë qendra qarqesh. Në konfigurimin kombëtar politik, të gjashtë bashkitë do të kenë një impact të rëndësishëm për votën e gjysmës së qarqeve të vendit.

Mazhoranca, duhet thënë ka hapur krahun, e me zërin e Edi Ramës ka bërë të ditur se “ne nuk e kemi luftë për jetë a vdekje”. Ndërkaq, opozita, sidomos ajo e Lulzim Bashës ka realisht mundësinë për të dhënë apo treguar një model të saj. Një model, për të formuar një profil të kandidatit, por edhe idetë e tij për Durrësin, Shkodrën, Lushnjën, Dibrën, Vorën e Rrogozhinën.

Ç’mendim ka kandidati i PD-së për projektin e portit të ri turistik që ka ndërmarrë qeveria me partneritetin me kompaninë e njohur nga Emiratet e Bashkuara? Cili është vizioni i PD-së për planin e zhvillimit të zonës bregdetare, ku opozita ka hedhur mallkime e akuza pa fund?

Po Shkodra, e cila ka qenë në dorën e PD-së, si kur ajo ishte në opozita, apo në qeveri. Do vijojë të qahet se nuk na dha lekë Edi Rama? Cili është projekti i Xhemal Bushatit apo Bardh Spahinë për zhvillimin e një zone që konsiderohet një motor i fuqishëm ekonomik? Natyrisht e njëjta gjë mund të thuhet për 4 bashkitë e tjera.

Janë pyetje që nuk i është përgjigjur kush nga konkurrentët në garën e 6 marsit. E cila realisht duket se është bërë një betejë thjesht inati mes Lulit e Berishës. E kjo panoramë nuk është asgjë tjetër vetëm një bojkotim, gati- gati si 30 qershorti 2019, edhe pse jo tamam ashtu. Braktisja e kauzave është njësoj si ikje nga beteja. E nëse i merr Rama të gjashta, sërish ka masakër zgjedhore?!

Next Post
Berisha sulmon Bashën: Ja ultimatumi që i dha djali i një krimineli në Fushë-Krujë. Topalli nuk u tremb nga kallashi…!

Berisha sulmon Bashën: Ja ultimatumi që i dha djali i një krimineli në Fushë-Krujë. Topalli nuk u tremb nga kallashi...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In