Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka startuar fushatën zyrtarisht nga Shkodra për zgjedhjet lokale të 6 marsit. Ai si fillim ka bërë një selfie me demokratët e pranishëm.
“Shkodra është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, vlerave, spirancës së kombit. Vëllezër dhe motra, dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë.
Them se nuk ju njoh pak, por duke u njohur mirë, duke parë se si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh, që kur kam qenë fëmijë, mund ta them para jush se askush nuk i rren dot shkodranët.
S’i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite dhe askush tjetër me asnjë marifet.”, tha Basha./m.j
Ka dy ditë Juri Kim që është në Shkodër për fushatën tënde o vrasës