• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 arsyet se përse nuk do të bëheni kurrë i pasur

by Java News
19/02/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çdokush ka mundësi për t’u bërë i pasur”, thotë milioneri Steve Siebold. Por, a është pasuria në letrat tuaja të jetës? Në mënyrë që ta dini se a do të jeni i pasur dikur, Steve ka treguar për disa shenja të cilat tregojnë nëse kjo do të ndodh ndonjëherë.

Përderisa askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, zgjidhjet e mëposhtme që i bëni ndikojnë dukshëm në rrugën tuaj drejt pasurimit

Këto janë shenjat që tregojnë se kurrë nuk do të jeni të pasur:

Fokusoheni më shumë në kursime dhe jo shumë në fitime

Kursimi është gjëja më e rëndësishme për të krijuar pasuri, por nuk duhet të fokusoheni shumë në kursime aq sa duhet të fokusoheni në fitime, pasi që kjo është ajo në të cilëm njerëzit e pasur fokusohen. Nuk keni nevojë t’i braktisni strategjitë praktike të kursimit. Por, nëse dëshironi të mendoni si i pasur, mos u brengosni shumë për shpenzimet dhe fokusohuni që të bëni më shumë para, këshillon Siebold.

Nuk keni filluar të investoni

Mënyra më efektive për të fituar më shumë para gjatë kohës është që të investoni, dhe sa më herët që të filloni, aq më mirë. Në mesatare, milionerët investojnë rreth 20% të të ardhurave të tyre çdo vit. Pasuria e tyre nuk matet nga sasia e parave që fitojnë ata çdo vit, por nga ajo se si kanë kursyer dhe investuar gjatë gjithë kohës, thotë Ramit Sethi në “Do t’ju mësoj se si të bëheni të pasur”, transmeton Gazeta Express.

Blini gjëra që nuk mund t’i përballoni

Nëse jetoni duke blerë gjëra që nuk mund t’i përballoni, nuk do të bëheni të pasur. Edhe nëse filloni të fitoni më shumë se më herët, mos e përdorni këtë rritje si një justifikim për t’i dhënë vetës një ngritje jetësore. “Nuk e kam blerë orën e parë luksoze ose veturën derisa kam pasur biznesin tim dhe derisa investimet kishin filluar të prodhonin të ardhura të sigurta”, thotë milioneri Grant Cardone.

Po e ndiqni ëndrrën e dikujt tjetër, jo tuajën

Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet ta doni atë që e bëni – kjo do të thotë të përcaktoni dhe të ndiqni pasionin tuaj. Shumë njerëz bëjnë gabimin e ndjekjes së ëndrrës së dikujt tjetër – si për shembull të prindërve të tyre – thotë Thomas Corley, i cili ka kaluar pesë vite duke hulumtuar milionerët. “Kur i ndiqni ëndrrat dhe qëllimet e dikujt tjetër, ju nuk do të jeni të lumtur me profesionin e zgjedhur”, shton ai.

Nuk keni qëllime për paratë tuaja

Paratë nuk vijnë rastësisht – duhet të punoni për to. Nëse dëshironi të bëheni të pasur, ju duhet të keni një pasqyrë të qartë dhe një qëllim të caktuar para se të bëni një plan financiar për ta arritur atë qëllim. Njerëzit e pasur kanë qëllime me paratë e tyre dhe vizion të qartë.

Besoni se nuk mund të bëheni të pasur

“Një person mesatar beson se të jesh i pasur është një privilegj i fituar vetëm nga njerëzit fatlum”, shkruan Siebold. “E vërteta është se, në një shtet kapitalist, keni çdo të drejtë për t’u bërë të pasur nëse dëshironi të krijoni vlera të mëdha për të tjerët”. Filloni t’i bëni pyetje vetës, “Pse jo unë?”, inkurajon ai. Më pas, filloni të mendoni për gjëra të mëdha. Njerëzit e pasur krijojnë pritje të mëdha. Pse të mos fitoni edhe ju një milion euro? /Gazeta Express

Next Post
Parashikimi për ekonomitë më të forta në vitin 2050 (nuk janë SHBA-të)

Parashikimi për ekonomitë më të forta në vitin 2050 (nuk janë SHBA-të)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In